Connect with Us

Me lot në sy/ Ish banorja e Big Brother rrëfen historinë e abortit: Barku im ishte mbushur me gjak

Showbizz

Me lot në sy/ Ish banorja e Big Brother rrëfen historinë e abortit: Barku im ishte mbushur me gjak

Publikuar

-

Me lot në sy/ Ish banorja e Big Brother rrëfen historinë e abortit: Barku im ishte mbushur me gjak

Ish banorja e Big Brother, Gerta Shino është një nga blogeret më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo publikon në kanalin e saj në Youtube video të ndryshme ku tregon momente nga përdishëmria e saj si dhe “pranket” që i bën bashkëshortit të saj.Së fundi ajo kishte munguar me videot e saj dhe tregi arsyen e trishtë që fshihej pas mungesës.

Ajo i ka prekur të gjithë me rrëfimin, ku tregon se ka humbur fëmijën.

Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bëra testin dhe doli pozitiv.

Unë dhe Florenti e ndjenim qe nuk do ta kishim beben. Unë isha 5 javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e çuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq. U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija.

Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilaç, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ca kisha. Ju thashë më çoni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja. Doja të sigurohesha që ishte mirë.

Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre.

Nuk do e merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë.

Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfehet Gerta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Publikuar

-

Nga

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Jasmina dhe Andi janë dy prej personazheve më të pëlqyer dhe të komentuar të Përputhen. Në puntatën e kaluar është transmetuar takimi mes tyre.

Pas takimit, Jasmina shpërtheu në lot duke u shprehur se, ndihej e lodhur nga e gjithë situata. Andi shkoi drejt saj për ta qetësuar dhe Ledjana i liroi vendin të ulej pranë Jasminës.

Ndërkohë ajo u ul në vendin e Andit, shumë pranë Mevlanit, por regaimi i tij ka marrë të gjithë vëmendjen.

Ndjekësit kanë vënë re që ai është treguar shumë indiferent, serioz dhe i ftohtë në atë moment. Menjëherë kanë vërshuar komentet në rrjetet sociale ku shumë prej ndjekësve ju duket e çuditshme pse Mevlani nuk reagoi në atë moment.

LEXO EDHE:  Khole Kardashian dhe Kylie Jenner duan shumë fëmijë/ Gjithçka e tregojnë në video

LEXO EDHE:  Video- “Kujdes!”/ Policia mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur

Për më tepër lexoni disa prej komenteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Publikuar

-

Nga

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Në episodin e kaluar të emisionit Përputhen, është transmetuar takimi i Olës me Muratin. Në lidhje me takimin e tyre, Mevlani është shprehur se, Ola po aktron me Muratin.

Mevlani tha se, ajo që donte të bënte ishte ta ndante nga Sindi dhe pasi e arriti këtë tani do ta parkojë në rreshtin e dytë.

Po mendoj për Olën që është një super aktrim sa i përket për Muratin.Sepse nuk mundesh me qenë aq i afërt për dy takime. Mundesh të jesh por kur shpreh edhe pëlqime për djem të tjerë. Ia arriti ta ndajë nga Sindi. Tashi nga java tjetër do e parkojë në rresht të dytë edhe pastaj e ka në dorë kur të dojë”, është shprehur Mevlan Shaba./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Në New York me peshqir në kokë/ Ronela Hajati: Ja si dilet nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Në New York me peshqir në kokë/ Ronela Hajati: Ja si dilet nga shtëpia

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura të shoëbizit. Hajati ëshët shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundi ajo ka treguar se ndodhet në New York dhe i ka befasuar të gjithë me pamjen e saj.

Ronela shihet se ka dalë nga shtëpia me një peshqir në kokë dhe krahas shkruan:“Ja si dilet nga shtëpia kur e ke me ngut”.

Kujtojmë se Ronela pak ditë më parë publikoi këngën e dytë të albumit “Rron”, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme dhe është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE