SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e re të ndihmës financiare për Covid-19
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financ...
Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje.
Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech.
Deri më tani ky shtet ka marrë, 1.9 milion doza të vaksinave kundër COVID-19.
Në Shqipëri, po ashtu ka nisur vaksinimi më 11 janar dhe tani arritja e kontingjenteve të dozave të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer, bëhet pothuajse çdo javë.
Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi ka nisur më 17 shkurt me 4.680 dozat e vaksinës së Pfizer/BioNtech, që i janë dhuruar nga Qeveria e Serbisë.
Ngjashëm edhe Mali i Zi ka nisur vaksinimin në muajin shkurt me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, që e ka përfituar si donacion nga Serbia. Ky shtet deri më tani ka marrë 7.000 doza të Sputnik V.
Politika ishte prioritet, jo vaksina
Por, çfarë ndikoi që Kosova të mbetet ende pa vaksinë?
Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, thotë se Kosova stagnoi në marrjen e vaksinave edhe për shkak të ekonomisë së dobët si dhe për shkak të paaftësisë lobuese.
?Ne kemi rrëzuar qeverinë në mars të vitit të kaluar, duke krijuar një jostabilitet shumë të madh në shtetin tonë. Kjo është bërë në një kohë kur na është dashur t?i mbledhim të gjitha forcat, jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, sepse lobimi për vaksinë nuk është i varur nga një ministri, por është një bashkëpunim ndërministror. Është dashur të ketë lobim më të mirëfilltë me kompanitë private dhe me shtetet tjera, që nëse nuk arrijmë ta blejmë (vaksinën), ta marrim si donacion?, thotë Xhemajli.
Por, sipas saj, janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikuan në mosarritjen e vaksinës deri më tani në Kosovë.
?Na ka penalizuar në këtë situatë edhe fakti që nuk jemi anëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë?, thotë Xhemajli.
Mungoi negocimi i duhur
Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.
Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e coronavirusit.
Por, ky nivel ekonomik që ka Kosova, për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nuk ishte problemi për të marrë vaksinën. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se derisa vendet e rajonit kanë arritur ta sigurojnë atë, dështimi i Kosovës është brenda.
?Mjetet kanë qenë të buxhetuar. Mendoj që është dashur të kemi një qasje tjetër negociuese, t?i shfrytëzojmë disa kontakte, rrjete të bashkëpunimit, në mënyrë që të kishim së paku dozat e para?, thotë Rukiqi, duke shtuar se çdo vonesë në fillimin e vaksinimit, do të shkaktojë dëme në rikuperimin e ekonomisë.
Sytë kah COVAX-i, nuk u zotuan mjetet
Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha se shtetet që janë industrialisht të zhvilluara, kanë bërë zotimin e mjeteve në momentin kur ka filluar prodhimi i vaksinën, derisa këtë nuk e ka bërë Kosova, pasi që është mbështetur në programin e COVAX-it.
?Kosova ka para të ndara për blerje të vaksinave përmes mbështetjes së Bankës Botërore, që janë të dedikuara për blerjen e dozave shtesë, krahas asaj që vijnë nga COVAX-i?, tha Humolli.
Programi i OBSH-së, COVAX ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
Për kryetarin e Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, paratë nuk kanë qenë problem, që Kosova ta marrë vaksinën, por sipas tij, për një gjë të tillë nuk është lobuar si duhet.
?Më shumë jemi marrë me politikë në këtë pandemi. Partitë politike nuk kanë pasur asnjë strategji se si të dalin nga kjo situatë. Në momentin kur e kanë parë që pandemia është, është dashur të targetohen prodhuesit eventualë të vaksinës sepse dihet se dikush do ta prodhojë dhe në këtë mënyrë politika ka dështuar?, tha Syla.
Muaji shkurt ishte thënë në vazhdimësi nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemja se do të jetë muaji kur vaksina do të arrijë në Kosovë, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Hoti, në një takim të mbajtur më 26 shkurt me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Zemaj, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar se janë në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave.
Isme Humolli nga OBSH-ja ka thënë se në ditët në vijim, në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga COVAX-i. Ky kontingjent, sipas saj, do të ketë 9.600 doza.
Kosova pritet të marrë nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it./REL
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi paketën e re të ndihmës financ...
Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderoh...
Një protestë që u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e disa qind...
Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar ...
Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër n...
Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! G...
Rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian pritet që të re...
Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të për...
Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të ...
Nga Matthew LeshNga erdhi Covid-19? Më shumë se një vit pas ...
Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të ...
Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të s...
Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një d...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërku...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëv...
Rastet globale me koronavirus kanë rënë me 11% në javën që s...
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministr...
Vendet perëndimore po përpiqen të vaksinojnë sa më shpejt po...
Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. An...
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirus...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...