LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kina dhe Rusia po e mundin Perëndimin me diplomacinë e vaksinave

27 Shkurt 2021, 07:43, Blog CNA
Kina dhe Rusia po e mundin Perëndimin me diplomacinë e vaksinave

Nga Lionel Laurent ?Bloomberg?

Për mua ishte inkurajuese të shihja javën e shkuar udhëheqësit e G7-ës, përfshirë Emanuel Makron të Francës, Angela Merkelin e Gjermanisë dhe Boris Xhonson e Britanisë së Madhe në të njëjtën linjë në lidhje me vaksinat kundër Covid-19. Me SHBA-në që është rikthyer tek bashkëpunimi shëndetësor global, si një anëtare e nismës COVAX me 92 vende, ata ranë dakord që të ndihmojnë në shpërndarjen e dozave të vaksinave nëpër botë, për të nisur mbylljen e një hendeku të madh pandemike midis të pasurve dhe të varfërve.

Por përtej ndjenjës pozitive, ka një mungesë shqetësuese të veprimeve konkrete. Hendeku është tashmë aq i gjerë sa që vetëm 10 vende kanë kryer më shumë se treçerekun e vaksinimeve aktuale kundër koronavirusit, ndërsa 130 vende nuk kanë kryer ende vaksinimet e para.
COVAX është një përpjekje e mirëpritur, por synimi kësaj nisme këtë vit është që të mbulojë vetëm 20 për qind të popullsisë së vendeve anëtare, çka do të thotë se është vetëm një pjesë e përgjigjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka quajtur ?një dështim moral katastrofik?mungesën e bashkëpunimit në të gjitha kontinentet.

Ekziston rreziku që ky dështim, i lënë i pakontrolluar, ta zgjasë më tej pandeminë, dhe t?u japë mundësi rivalëve gjeopolitikë që të mbushin boshllëkun e krijuar. Kina dhe Rusia po vendosin flamuj e tyre në gjithë botën, me vaksinat e tyre që shpërndahen falas ose me çmime të lira, dhe kjo në një kohë kur Evropa dhe Amerika e Veriut po përballen me zvogëlimin e prodhimit të vaksinave të tyre dhe me një valë të re të madhe të rasteve me koronavirus.

Përkundër të gjitha debateve për këtë ndarje, aleatët perëndimorë i kanë dhënë përparësi vetes, dhe kanë kërcënuar me frenimin e eksportit të vaksinave. Madje, Kanadaja përdori vetë mekanizmin e COVAX për furnizimet e veta. Për pasojë, rivalët e tyre duken si shumë altruistë. Në kufirin Lindor të Bashkimit Evropian, Serbia është në krye të rajonit në programin e vaksinimit falë më shumë se 1 milion dozave të vaksinës së kompanisë kineze Sinopharm të mbështetur nga shteti.

Shumë pranë SHBA-së, vaksina ruse Sputnik V, e refuzuar që në fillim si joefektive nga Perëndimi, po përdoret nga Meksika që deri tani ka blerë24 milion doza. Në Afrikë, ku COVAX po gjeneron ndjenja të përziera, këto vaksina po fitojnë terren përballë atyre perëndimore që mund të jenë më efektive, por që janë më të kushtueshme, dhe mund të jenë më të vështira për t?u transportuar.Në një botë ideale, nuk duhet të ketë shumë rëndësi se nga vijnë ilaçet. Gjithsesi, vaksinat janë sot një mjet i fuqisë së butë dhe shtrirjes së ndikimit. Dhe pas një viti rraskapitës të kësaj pandemie, ato shihen si një element jetik për vetëmbrojtjen kombëtare dhe politikën e jashtme.

Izraeli ra dakord kohët e fundit të blejë qindra mijëra doza të vaksinës ruse Sputnik V për t?ia dhënë më pas Sirisë, si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve. Në Azi, Ministri i Shëndetësisë i Tajvanit fajësoi presionin e ?jashtëm? politik për sabotimin e menjëhershëm të përpjekjeve për të blerë vaksinën e BioNTech SE.

A ka mundësi Perëndimi që ta luajë këtë lojë? Tek e fundit, ai ka porositur kolektivisht doza të mjaftueshme për të vaksinuar disa herë popullatën e vet. Një strategji e diskutuar, do të ishte një ?Plan Marshall? i dërgesave të vaksinave në të gjithë Evropën Lindore.
Problemi është se diplomacia ambicioze e vaksinave, varet nga mbështetja e brendshme, dhe pikërisht këtu BE është shumë dobët, me shumë pak vaksinime të kryera deri më tani, me mesazhe të përziera mbi efikasitetin e vaksinës, dhe me shumë vende ende nën bllokim kombëtar. Avantazhi gati unik i Kinës, është qasja tek një vaksinë komode, dhe të pasurit pak presion urgjent brenda vendit për ta shpërndarë atë. Edhe India, që ka një strategji globale të ?miqësisë përmes vaksinave?, po përpiqet që të përmbushë në të njëjtën kohë nevojat e saj të brendshme.

Ndarja e njohurive mbi prodhimin e vaksinave, mund të jetë një rrugë diplomatike më produktive për SHBA-në dhe Evropën, të paktën derisa të fillojnë të shpërndajnë vaksinat në një shkallë të gjerë. Teodor Mërfi, drejtor i programit të Afrikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka sugjeruar se BE-ja duhet t?i ndihmojë vendet Afrikane që t?i prodhojnë vetë vaksinat. Ky proces mund të kërkojë kohë, por nga ana tjetër do të sigurojë vaksinat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mund të nënshkruhen marrëveshje vullnetare të transferimit të teknologjisë me prodhuesit e ilaçeve, që kanë përfituar nga mbështetja shtetërore.

Ky do të ishte një gjest që të kujton refuzimin e Xhonas Salk dhe Albert Sabin për të patentuar vaksinat e poliomelitit gjatë Luftës së Ftohtë. Pioneri i vaksinave Eduard Xhener deklaroi dikur se ?Shkencat nuk janë kurrë në luftë?.
Sigurisht që ai po lobonte në Francën Napoleonike, për të liruar të burgosurit britanikë. Meqë Pekini po i shpërndan dozat e vaksinës si të ishin municione, është koha që Perëndimi të ndalojë së ruajturi vaksinat e tij si një karburant të çmuar për raketat.
Makron, Merkel dhe Xhonson nuk duhet të harrojnë se askush nuk është i sigurt, derisa të sigurt të jenë që të gjithë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-02-23/covid-vaccines-the-west-is-letting-china-and-russia-win-the-diplomacy-g?srnd=opinion

Lajmet e fundit nga