Connect with Us

“Kemi prova, do i dorëzojmë në SPAK”/ Paloka: Mazhoranca ka nisur veprime antiligjore

Politikë

“Kemi prova, do i dorëzojmë në SPAK”/ Paloka: Mazhoranca ka nisur veprime antiligjore

Publikuar

-

‘’Për atë nuk kam ç’them’’/ Paloka ‘thumbon’ Ramën pas largimit të Eglantina Gjermenit

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, foli për veprime antiligjore të vërejtura gjatë punës së tij në terren në Durrës, të kryera nga mazhoranca.

Gjatë një interviste për “Kjo Javë”, Paloka u shpreh se ka prova dhe video, të cilat do t’i denoncojë edhe në SPAK, duke shtuar se janë punësuar shumë persona me kontrata dy mujore që sipas tij nuk dihet se nga vijnë të ardhurat, pasi nuk figurojnë tek sigurimet shoqërore.

“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”, tha Paloka.

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet dhe argumentat/ Pse kreu i Republikës së re dështoi dje në Korçë

Paloka tha ndër të tjera se: “Për ne ka një frymë që është në favor të opozitës. Duhet të jemi të sinqetë që pjesën më të madhe e zë urrejtja dhe mllefi ndaj kësaj qeverie. Shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, neve duhet t’ju ofrojmë zgjidhje të problemeve të tyre”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Paloka tregon dy arsyet pse u bë “armëpushim” nga PD me Ramën

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet dhe argumentat/ Pse kreu i Republikës së re dështoi dje në Korçë

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  Kulluri degjeneron Bashën/ PD të mori për dore, “sojsëzi nuk behet kurrë sojlli”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  “PD-LSI mbajtën Ramën në pushtet”/ Topalli: Mandatet tona do i bashkojmë me…

LEXO EDHE:  Nga kërcënimi tek dështimi/ Pasuria e prokurores Oltiana Çifliku

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE