Showbizz
“Kanë qenë 5 javë të gjata”/ Dafina Zeqiri tregon për operacionin e vështirë

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Këngëtarja ka zbuluar se i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni shumë të vështirë në gju pasi kishte dëmtuar ligamentet.
Dafinës i janë dashur 5 javë për tu rikuperuara dhe ka filmuar gjithçka duke i ndarë këto momente me fansat e saj. “Kanë qenë 5 javë të gjata”, shkruan Dafina krahas fotos së saj.
Ajo ka treguar se partneri i saj Dj Geek i ka qëndruar shumë pranë në këtë kohë të vështirë për të duke u kudjesur çdo moment.
View this post on Instagram
Pavarësisht të gjithave, Dafina po punon për albumin e saj “Dafinë moj”. CNA.al