Sociale
“I varfëri nuk emigron dot”/ Artan Fuga: Po na i fshehin arsyet e shpopullimit

Akademiku Artan Fuga është ndalur tek emigrimi masiv i shqiptarëve.
Sipas Fugës, braktisja dhe shpopullimi i vendit ka arsye shumë të thella që nuk i thonë. Ai thekson se përvec përgjegjësisë të madhe të qeverisjes që në fakt mendon : o burra ikni, në dreq vafshi!, ka edhe përgjegjësira të tjera që na i fshehin.
“I varfëri nuk emigron dot! Kur do të fillojmë të flasim seriozisht për problemet, jo hidhu këtu e hidhu atje.
Përshembull na thuhet pa asnjë studim se shqiptarët e braktisin sot vendin sepse shkak është varfëria. Pastaj na thuhet se ikin studentët për të mësuar në shkolla jashtë vendit.
Këto dy shprehje përbëjnë një paradoks. Të ikësh për studime jashtë vendit kërkon parà të madhe nga familjet.
Pra nuk kërkojnë të ikin vetëm të varfërit, por edhe ata që vijnë nga familje që kanë një farë mundësish; madje ikin dhe kalamaj të pasurish dhe politikanësh të lartë. Prandaj mos gënjehemi me analiza hajde futja kot. Braktisja dhe çpopullimi i vendit ka arësye shumë të thella që nuk ka i thonë, sepse veç përgjegjësisë sa një mal të qeverisjes që në fakt mendon : o burra ikni, në dreq vafshi!, ka edhe përgjegjësira të tjera që na i fshehin, i fshehin.
Unë habitem si pajtohet si skllav biznesi që nuk po kupton se po i ikin klientët, por lereni mos na gënjeni me patriotizëm. Apo ne vend të klientëve ka taksapaguesit që shteti u merr me forcë paratë si taksa dhe ua jep bizneseve të mëdha? Unë jam fare i bindur për këtë sikurse ua kam paraqitur te libri im SHOQERIA PERIFERIKE, botuar nga shtëpia botuese Papirus. Nuk ju shtyj ta lexoni, por mos kërkoni të bëjmë të gjitha analizat këtu, se ka që thonë : Uuuu sa gjatë! Gjatë?
Mirë, vazhdo, paguaj taksa, që i fusin në xhep bizneset e mëdha dhe në vend të jesh klient i tyre, je taksapagues i shtetit që ta nxjerr polici lekun nga xhepi!…ua jep bizneseve sipas metodës të fashove”, shkruan Fuga./CNA.al