Connect with Us

Greqia ashpërson masat në Kakavijë/ Do lejohen të kalojnë vetëm 400 shqiptarë në ditë

Sociale

Greqia ashpërson masat në Kakavijë/ Do lejohen të kalojnë vetëm 400 shqiptarë në ditë

Publikuar

-

Greqia ashpërson masat në Kakavijë/ Do lejohen të kalojnë vetëm 400 shqiptarë në ditë

Greqi ka ashpërsuar masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas mediave greke, të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes.

Udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve, pasi vetëm 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kosovarët ‘dynden’ drejt Shqipërisë/ Mbi 48 mijë qytetarë kaluan kufirin gjatë fundjavës

Publikuar

-

Nga

Kosovarët ‘dynden’ drejt Shqipërisë/ Mbi 48 mijë qytetarë kaluan kufirin gjatë fundjavës

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Kosova, vizituan këtë fundjavë Shqipërinë.

Përgjatë tri ditëve të kaluar (premte, shtunë dhe e diel) rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 48.621 persona.

Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.

Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona.

Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Kufiri detar me Greqinë/ PD kritika të forta qeverisë: Nuk ka transparencë!

LEXO EDHE:  Twitter me masa të reja për parandalimin e abuzimit në këtë rrjet social

Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.

Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.

Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona./euronews

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksina kineze/ Rakacolli: Është e sigurtë, më pak efekte anësore se Pfizer

Publikuar

-

Nga

Grumbullimet në fushata elektorale/ Rakacolli shmang përgjegjësitë: Mos merremi me emra të përveçëm

Zv/ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli garanton të gjithë qytetarët se vaksinat e përdorura janë të sigurta, ndërsa nuk hezitoi në krahasimet mes tyre.

Lidhur me vaksinën kinezë Sinovac, Rakacolli thotë se nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor

“Meqë po flasim për vaksinën e Sinovac, ajo u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor. Në një kohë që nga vaksina Pfizer, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Ndërkohë që nuk kemi asnjë event madhor si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtohen të infektuarit në Korçë/ Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: Në tubimet elektorale s’respektohen masat

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është duke u përballur përsëri me një rritje të numrit të infektimeve gjatë ditëve të fundit, madje duke u renditur i dyti në shkallë vendi, në tabelën që Ministra e Shëndetësisë përditëson.

Fluksi i turistëve, të favorizuar edhe nga moti i mirë por edhe tubimet elektorale të partive të ndryshme mendohet se kanë ndikuar në këtë situatë.

Për shifrat e larta të raportuara në qytetin juglindor, drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, Mikel Llogori u shpreh në Euronews Albania se nuk duhet të ulet vigjilenca dhe duhet të respektohen masat anti-COVID.

“Duke e krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, jemi në kushte shumë të mira. Kjo nuk do të thotë të ulim vigjilencën apo të mos të mbrohemi”, u shpreh zoti Llogori.

LEXO EDHE:  Përleshje masive në Gjermani/ Plagosen së paku shtatë shqiptarë

LEXO EDHE:  Përleshje masive në Gjermani/ Plagosen së paku shtatë shqiptarë

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë theksoi më tej se edhe në tubimet elektorale të zhvilluara në këtë qytet nuk janë respektuar masat anti-COVID.

“Shifrat e dy ditëve të fundit na kanë treguar se kujdesi duhet të jetë akoma i lartë. Faktorët kryesorë janë ulja dhe mos-mbajtja e masave nga ana e qytetarëve dhe lëvizja e turizmit. Ka edhe grumbullime të llojeve të tjera”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE