Politikë
Ca të nënës e ca të njerkës/ Dyfytyrësia e Bashës për anulimin e PPP-ve

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme ndërsa shpjegoi planin e tij për energjinë.
Basha gjithmonë është shprehur se do të anullojë koncesionet, do anulojë PPP-të. Ndërkohë që sot, Basha tha që ka takuar përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme dhe mjafton një kërkim i thjeshtë, për të parë kush janë personat që ka takuar Luli. Do sjellim vetëm dy prej tyre.
Me një kërkim të thjeshtë, del që dy prejpersonave që kanë qeë sot në tryezë me Bashën, janë përfitues të PPP-ve. Ndërkohë që Basha thotë ditë e natë,se do të anullojë PPP-të, këta persona që ka takuar sot, dy prej tyre janë kompani që kanë marrë HEC-edhe njerëz që kanë marrë PPP.
Tani Basha do i anullojë PPP-të apo do qendrojë me kompanitë që i shkojnë pas interesit të tij. Atyre do ua lerë e të tjerave do t’ia anullojë?
Nuk mund të ketë dy standarde, ka vetëm një standard. Por, cili është mesazhi që po jep Basha, që ca do jenë të nënë e ca të njerkës?