LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A duhet që politikanët të vaksinohen para kamerave, për të na bindur ne të tjerët?

27 Shkurt 2021, 07:58, Blog CNA
A duhet që politikanët të vaksinohen para kamerave, për

Nga Fabienne Martin-Juchat ?The Conversation?

Disa udhëheqës politikë, kanë bërë publike fotot apo video, duke u vaksinuar kundër Covid-19, me shpresë që do të sigurojnë dhe bindin qytetarët e thjeshtë që të ndjekin shembullin e tyre. Por a mund të funksionojë kjo? Nëse qëllimi është përhapja e gjerë dhe e shpejtë e mesazhit, përgjigja është po. Gjithsesi, nuk është për t?u habitur fakti që kjo strategji po shkakton kaos – sidomos në vendet ku politikanët preferojnë tradicionalisht debatin gojor, sesa komunikimin e bazuar tek emocionet, duke e përdorur trupin si përforcues të mesazhit që ata japin.

Përdorimi i emocioneve për të inkurajuar pjesëmarrjen

Kontributi kryesor i sociologut francez të shekullit XIX, Gabriel Tarde ishin Ligjet e Imitimit, që vërtetuan që përfaqësimi fizik i një figure publike, mund të përdoret për të provokuar një përgjigje emocionale, dhe për të inkurajuar veprimin e publikut.
Në fakt, një praktikë e tillë edhe shumë e vjetër. Imazhet e Jezu Krishtit, shenjtorëve, mbretërve dhe mbretëreshave, madje edhe njerëzve të tjerë të vdekur, janë përdorur në kohë të ndryshme për të mobilizuar grupime të ndryshme. Përdorimi i emocioneve për të provokuar veprime, mbështetet në nevojën tonë shoqërore për të imituar, në mënyrë që të ndihemi sikur jemi pjesë e grupit. Çdo komunitet identifikohet me një figurë të caktuar karizmatike apo udhëheqës të besuar. Zgjedhja për të ndërmarrë veprime, dhe për të ndjekur udhëzimet e udhëheqësit, përhapet nga një person tek tjetri për shkak të kësaj nevoje për të imituar, gjë që i bën njerëzit të ndihen sikur i përkasin komunitetit. Ky parim antropologjik, është përdorur për më shumë se dy dekada në marketingun emocional, që përdor teknikat e komunikimit të zhvilluara nga media sipas sociologut Elihu Katz, që ka ndjekur idetë e Gabriel Tarde.

Shndërrimi i pamjes në spektakël

Ndërsa komunikimet me publikun janë duke u kthyer në një industri më vete, fuqia emocionale e një lideri rritet kur ai shpërndan një imazh nga jeta e tij. Është edhe më e lehtë të provokosh emocione, kur imazhi i një lideri krijohet enkas për të shkaktuar emocione qetësuese. Një mekanizëm i tillë, u përdor në shfaqjen e fundit të imazhit të Mbretëreshës britanike Elizabeth II, për të ngritur moralin britanik gjatë krizës aktuale shëndetësore. Imazhe të atletëve, aktorëve dhe personave të tjerë të famshëm përdoren rregullisht në fushatat e komunikimit që tentojnë të inkurajojnë imitimin. Mediat sociale e shfrytëzojnë dëshirën e njerëzve për t?u ekspozuar ndaj të tjerëve për të provokuar një reagim emocional. Ekspozimi i jetës sonë private në internet, është një akt që synon të zgjojë ndjenjat tek të tjerët. Presidenti francez, Emanuel Makron, është shumë i aftë në një komunikim të tillë.

Në një selfie shumë të komentuar, të postuar kur ai pozitiv me Covid-19, Makron ishte pozicionuar përpara një sfondi të orkestruar me kujdes, me flamurin francez në sfond dhe dezinfektuesin e duarve më tryezë. Gjithçka ishte krijuar për t?i bërë shikuesit të kuptojnë mirësinë, aksesueshmërinë, vërtetësinë, cenueshmërinë dhe dhembshurinë e Makron. Në fakt, është e vështirë që t?u rezistosh emocioneve kur sheh personalitete të tilla. Në atë kohë Makron shfrytëzoi rastin për të folur me publikun, një akt relativisht i rrallë për presidentët francezë.

Përdorimi i përfaqësimeve fizike, si një mjet komunikimi

Në një krizë, kur ankthet kolektive janë të larta, ekspozimi fizik i figurave publike si pjesë e një strategjie komunikimi emocionale, duket se funksionon shumë mirë. Por a do të thotë kjo se shoqëria moderne ka dështuar? A mos nuk po e bindin më publikun argumentet e bazuara tek shkenca?

Kjo është një hipotezë shumë e diskutueshme që mund të konsiderohet plotësisht e papranueshme në epokën moderne. Megjithatë, polemikat rreth reklamimit të politikanëve që vaksinohen tregon se sa i rëndësishëm është ai.
Në njërën anë, kemi presidentin brazilian Zhair Bolsonaro, që e promovon vaksinën si të ishte duke reklamuar një produkt për një markë kryesore. Nga ana tjetër, kemi mediat që marrin në intervistë kreun e Pfizer, në të cilën ai deklaron se ai nuk do të bëhet pjesë debateve boshe mbi sigurinë e vaksinës së kompanisë së tij. Ky shembull i veçantë, tregon gjithashtu se si shembulli i një lideri mund të funksionojë si teknikë komunikimi, por që shkakton mosbesim./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://theconversation.com/should-politicians-showcase-their-own-vaccinations-to-convince-the-rest-of-us-153006

Lajmet e fundit nga