LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Inskenimi Bashës/ Merr në telefon militanten për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë

26 Shkurt 2021, 21:04, Politikë CNA

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha, po mundohet fuqishëm që te qytetarët të krijojë idenë se ai është një kandidat i denjë për tu bërë kryeministër.

Basha na është shfaqur duke bërë pazar, duke i lexuar përralla vajzës, duke gatuar dhe në shumë mënyra të tjera.

Sot ai ka marrë në telefon një qytetare të quajtur Drita dhe i ka dërguar asaj lule për ditëlindje.

Nuk dihet se si e ka mësuar ditën e lindjes të kësaj qytetareje Basha dhe si ia ka gjetur numrin e telefonit apo si është gjendur aty pranë qytetares kameramani që po e filmonte.

Por kreu i PD-së duket se ka lumturuar pa masë qytetaren e rastësishme që kishte ditëlindjen, që na rezulton te jetë militante e PD.

CNA.al ka siguruar disa foto të militantes së PD me kryetarin e opozitës dhe me disa eksponentë të tjerë të PD-së, duke nxjerrë zbuluar  inskenimin e Bashës.

?Sot me rrodhën lot gëzimi! Në ditën e lindjes time mora mes shumë urimesh nga familjare e miq zemre, urimin më të veçantë, nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha!

Nuk ka fjalë,por një falenderim zemre për një kryetar që është i njerëzve të thjeshtë si unë dhe krah tyre! Janë të bekuar ata që të njohin e punojnë me ty, sepse t?i buron veç mirësi i dashur kryetar!

Me besimin në Zot,më 25 prill do të fitoje nga kjo mirësi e gjithë Shqipëria! Faleminderit nga zemra kryetar?, i thotë zonja Drita Bashës në telefon./ CNA.al

Lajmet e fundit nga