LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i mjekëve të diasporës për Covid-19/ Mjekja Dollenberg zbulon çfarë u diskutua

26 Shkurt 2021, 15:04, Lifestyle CNA
Takimi i mjekëve të diasporës për Covid-19/ Mjekja

Mjekja Aurora Dollenberg duke komentuar takimin e mjekëve të diasporës për Covid-19 u shpreh se është diskutuar për strategjitë që duhet të ndjek Ministria e Shëndetësisë në muajt në vijim për të menaxhuar më mirë situatën e pandemisë.

Sipas Dollenberg, gjatë takimit u diskutua edhe për mënyrat më të duhura të diagnozës për pacientët e infektuar me Covid në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë, por të veprohet me hapa më të shpejtë.

Ajo kritikoi mënyrën e vendosjes së karantinës në Shqipëri, ku sipas saj nuk është e mirëfilltë dhe ka një lirshmëri të lëvizjeve.

?U diskutua shumë gjatë për strategjitë që do të ndjeki dhe qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë shqiptare në muajt që vijon për të menaxhuar këtë krizë. Fokusi patjetër që ishin vaksina, cilat janë vaksinat më të favorshme për Shqipërinë, mënyra si mund t?i arrijmë ato edhe pse deri tani kemi ato kufizimet nga ana ekonomike, kontratat që nuk mund të mbyllen dot aq kollajshëm për të siguruara numrin e nevojshëm të vaksinës.

U diskutuan të gjitha ato studimet e fundit mbi terapitë dhe mënyrat më të mira diagnostike, në mënyrë të tillë që gabimet dhe përvojat që kemi bërë të gjithë ne si Europë gjatë gjithë këtij viti pandemik të mos i përsërisim, por të ecim pak me hapa më të shpejta.

Situata është patjetër delikate nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por vlen për të gjithë Europën. Testet duhet të bëhen më shpesh, më shpejtë dhe të kemi mundësinë që mos të pritet derisa pacienti të jetë infektuar pjesën më të madhe të familjarëve ose të rrethit shoqëror që për fatin e keq vazhdon t?i takojë edhe duke respektuar ato masat mbrojtëse, por lëvizshmëria e komunitetit tonë në Shqipëri është më e madhe dhe kontaktet nëpër bare dhe restorante janë më të mëdha sesa në vendet evropiane ku ne jetojmë si mjek të diasporës. Kjo është një pikë të cilën ne e diskutuam u debatu aspekti ekonomik si mund të mbyllen të gjitha këto biznese në kohën që Shqipëria nuk e përballon dot ekonomikisht.

Argumenti jonë si mjek është mbrojtja e shëndetit të pacientit dhe patjetër që duhet shikuar pak me kriticizëm kjo lirshmëri e qarkullimit dhe një karantinë e mirëfilltë që po ndiqet në Shqipëri?, u shpreh Dollenberg pwr Fax News./CNA.al

Lajmet e fundit nga