Connect with Us

Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

Bota

Samiti i BE-së: Vaksinimi merr prioritet të lartë

Publikuar

-

Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës. “Kjo ka prioritet të lartë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”, tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale.” Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, tha presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante. Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht.

Rritje e kapaciteteve

Krerët e qeverive dhe të shteteve të vendeve të BE-së gjatë video-konferencës miratuan të enjten (25.02) propozimet e Komisionit të BE-së për një furnizim më të mirë me vaksina. Në Marburg BE-ja mbështet ndërtimin e një fabrike të re vaksinash, e cila parashikohet të prodhojë rreth një miliardë vaksina në vit. Komisioni në të ardhmen luftën kundër pandemisë do ta koordinojë përmes një autoriteti të ri për „emergjencën shëndetësore” të emërtuar Hera. Vendet anëtare sërish premtuan, që të intensifikojnë kërkimin për variantet e virusit, në mënyrë që mutacionet e rrezikshme të konstatohen më shpejt. Paralelisht me samitin e 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive në Parlamentin e BE-së në Bruksel u diskutua me shefat e gjashtë furnizuesve më të mëdhenj të vaksinës për BE-në. Ata premtuan se do të bëjnë sa është e mundshme, për t’i furnizuar sa më shpejt dozat e premtuara të vaksinave. Po ashtu synohet të bashkëpunohet për zhvillimin e vaksinave të përshtatura ndaj mutacioneve të virusit, tha Pascal Soirot, drejtori kryesor ekzekutiv i firmës AstraZeneca, që është kritikuar ashpër nga BE-ja për shkak të politikës së biznesit.

Certifikata e vaksinës „relativisht shpejt”

Parimisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord të zhvillojnë një pasaportë apo certifikatë të njësuar vaksinimi, përmes së cilës personat e vaksinuar të mund të lejohen në aktivitetet e kohës së lirë si dhe të marrin pjesë në veprimtari apo udhëtime. „Vendimi politik se çfarë konkretisht mund të bëhet me certifikatën e vaksinimit ende nuk është marrë, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin. Po ashtu e pyetur nga DW, nëse një certifikatë e tillë elektronike mund të jetë në dispozicion deri në verë, ajo tha, se „nuk jam programuese”, duke shtuar „në një kohë relativisht të shpejtë”. Vetëm zhvillimi i certifikatës kombëtare të vaksinimit, që më pas do të integrohet në një certifikatë europiane, mund të kërkojë tre muaj. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, krahas kolegëve të tij nga Greqia, Qiproja dhe Spanja u angazhuan për këtë. Kurz para samitit tha, se „pasaporta e gjelbër” për të vaksinuarit ose të shëruarit nga koronavirusi është e përshtatshme për të mundësuar „pak liri” dhe një „kthim gradual të organizuar drejt normalitetit”.

LEXO EDHE:  Terrorizmi trondit botën/ Panik edhe në Gjermani, ka të vrarë

„Por kjo nuk do të thotë, që në fund vetëm të vaksinuarit do të lejohen të udhëtojnë”, saktësoi kancelarja Merkel. Qarkullimi ndërkufitar në BE mund të lehtësohet. Por eventualisht mund të aplikohen testet ndaj COVID-it për udhëtarët. Në thelb mbetet kompetencë e vet vendeve anëtare se si duan ta përdorin në të ardhmen certifikatën e vaksinimit. “Certifikata e vaksinimit është neutrale politikisht”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Kryetari i grupit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber (CSU), u kërkoi shefave të shteteve dhe të qeverive që të nxitojnë më shumë. Do të ishte „një makth burokratik” që të vaksinuarve tani të duash t’ua lëshosh më vonë një certifikatë vaksinimi, i tha Weber DW-së.

Jo kontrolle kufitare mes Francës dhe Gjermanisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron në raundin e video-konferencës ritheksoi propozimin e tij, që dozat e vaksinave të blera nga BE-ja t’u jepen si donacion vendeve më të varfëra në Afrikë. Macron u shpreh për një kuotë prej pesë përqind. Merkel e përshëndeti këtë propozim, por tha, se ende nuk mund të përcaktohet afati se kur mund të fillojë dorëzimi i tyre. Sot u furnizuan në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë kontigjentet e para të blera nga nisma e OKB-së COVAX. Këto doza duhet të përdoren për vaksinimin javën e ardhshme në këto vende. “Kjo është një pandemi globale, të gjithë duhet të vaksinohen. Askush nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë të sigurtë”, nënvizoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kancelarja Merkel bëri të qartë, që nuk do të ketë mbyllje kufiri me Francën. „Mbylljet e kufirit nuk janë në rend të ditës”, tha kancelarja. Ndonëse Franca ka udhëzuar ndalimin e udhëtimit dhe intensifikimin e testeve në kufirin me Saarland-in, qarkullimi i personave që punojnë e banojnë midis dy vendeve si dhe qarkullimi i mallrave do të vazhdojnë. Kontrolle kufitare janë në fuqi me rajonet ku ka „zona me mutacion” si Tiroli dhe Çekia. “Në raste të caktuara ne jemi të detyruar të aplikojmë kufizime të caktuara”, tha Angela Merkel. Personat që punojnë e jetojnë mes dy vendeve duhet ta vazhdojnë punën, por ata duhet të testohen. Komisioni i BE-së i kritikoi si shqetësuese kontrollet kufitare në Gjermani dhe në pesë vende të tjera të tregut të brendshëm të BE-së./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Basha: Do transformojmë Shqipërinë në një vend të denjë europian

LEXO EDHE:  Gjermania e interesuar për specialistë nga Ballkani

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE