Kosova & Rajoni
Rritet numri i infektimeve në Kosovë/ Humbin jetën 5 persona

Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 445 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.
Ditët e fundit shifrat e infektimeve në vend vetëm po rriten, ndërkohë që numri i viktimave është i njëjtë me ditën e djeshme.
Numri total i infektimeve ka shkuar 68.351, ndërkohë që ai i viktimave është 1.592 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.
Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19./CNA.al