LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten temperaturat në mëngjes/ Parashikimi i motit për sot

26 Shkurt 2021, 07:03, Sociale CNA
Rriten temperaturat në mëngjes/ Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Vendi ynë do të paraqitet me mot të kthjellët në gjysmën perëndimore por vranësira të lehta do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor, sipas meteoalb. Pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes ulen lehtë në mesditë duke bërë vlerat ditore të luhaten nga 2°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga