Connect with Us

Policia në terren/ Ndëshkohen mbi 800 persona pa maskë mbrojtëse

Aktualitet

Policia në terren/ Ndëshkohen mbi 800 persona pa maskë mbrojtëse

Publikuar

-

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 833 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 150 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  Goditet një tjetër veprimtari kriminale/ Në pranga i “rrezikshmi” në Elbasan, sekuestrohet arsenal armësh

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 11 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kryemadhi s’më frymëzon”/ Denata Toçe: LSI drejt shkrirjes, një kasë politikanësh po del jashtë loje

Publikuar

-

Nga

“Kryemadhi s’më frymëzon”/ Denata Toçe: LSI drejt shkrirjes, një kasë politikanësh po del jashtë loje

Dy ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  zhvilloi një takim në kuadër të fushatës eletorale në Korçë, por CNA.al zbuloi se gjatë vizitës së saj një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Për këtë largim dhe shumë largime të tjera nga LSI, ka folur për CNA.al kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe.

Kandidatja për deputete tha se lidershipi i Kryemadhit nuk e frymëzon aspak, ndërsa theksoi se grumbullimet e saj dhe të themeluesit të LSI-së Ilir Meta, nuk kanë motive aspak dinjitoze.

Duke qenë se unë as nuk shitem dhe as nuk blihem, mendoj se lidershipi i znj. Kryemadhi nuk më frymëzon, dhe mendoj se as qytetarët e qarkut të Korçës nuk janë të frymëzuar. Janë thjesht afër një lideri për qëllime tërësisht të gabuara. E thënë kështu, në gjykimin tim, ngahera LSI, kur patjetër kam parasysh znj. Kryemadhi dhe z. Meta, ka grumbulluar njerëz me motive aspak dinjitoze dhe tërësisht lakmitare. Fatkeqësia nuk është largimi i pritshëm i këtyre njerëzve, sepse bazat e interesave të tyre i ka bërë ata të përkohshëm, por modeli i trazuar dhe i pisët që ata bënë dhe lanë në terrenin politik”, u shpreh ajo për CNA.al.

LEXO EDHE:  Humb jetën punëtori në Elbasan/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Atentati në Lushnje/ Policia identifikon autorët

Toçe deklaroi se LSI-ja po shkon drejt shkrirjes dhe së bashku me të një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje.

Nuk është vetëm LSI-ja që po shkon drejt shkrirjes, por është një kasë e tërë politikanësh që po del jashtë loje. Jam shumë e kënaqur që shikoj miq të mi intelektualë dhe me integritet personal dhe profesional që vijnë në radhët e politikës pranë partive të reja, për të ofruar një frymë te re dhe për t’i zgjuar shpresën njerëzve, se politika nuk duhet të jetë më e hajdutit, kriminelit dhe mashtruesit. Politika duhet të vazhdojë me trashëgiminë që na lanë parlamentarët e parë dhe politikanët historikë shqiptarë, si Fan Noli, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Haxhiu, Ndre Mjeda, Qemal Vrioni, Pandeli Cale, etj.”, nënvizoi kandidatja e Bindjes Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tre mëkatarët e politikës janë njëlloj”/ Patozi: Plani ynë e vetmja zgjidhje

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, gjatë takimi me banorët në Kavajë është shprehur se tre partitë politike kryesore  nuk kanë asnjë përfaqësues nga ky qytet në listat e kandidatëve për deputet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se plani i tyre për një Shqipëri normale është e vetmja zgjidhje, pasi tre mëkatarët e mëdhenj të politikës janë njësoj.

“Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin . Tre partitë kryesore, që sundojnë prej dekadash Shqipërinë, janë “kujdesur” që në listat e tyre të mos ketë asnjë përfaqësues nga Kavaja. Do të mjaftonte ky fakt për të treguar vlerësimin dhe respektin e tyre për qytetin, që i parapriu rrëzimit të komunizmit.

Bindja Demokratike përfaqësohet në Kavajë me projektin e ri për ndryshim si dhe me një buqetë kandidatësh, që janë krenarë për vendlindjen e tyre.  Me bashkëqytetarët e mi biseduam sot për risitë e “Planit tonë për një Shqipëri normale” si e vetmja zgjidhje, në kushtet kur tre mëkatarët e mëdhenj të politikës ngjajnë njësoj.” shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kontenjerët e bananeve me kokainë/ Artan Hoxha: Çudi, pse erdhën në fushatë elektorale

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha thirrje SPAK/ Të hetohen vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth ngjarjeve të ndodhura në vend kohët e fundit. Ndër to ka qenë edhe kapja e sasive të konsiderueshme të  kokainës në portin e Durrësit në datat 1 dhe 9 Prill.

Sipas Hoxhës, mbërritja e këtyre kontenjerëve tregon një aktivizim të grupeve kriminale për të përdorur portin e Durrësit si vend pritjeje të ngarkesave ku shtoi se në të dyja rastet kokaina ka qenë në pjesën e jashtme.

“Të dyja ngarkesat me kokainë ka qenë në pjesën e jashtme të kontejnerit. Nëse do ishte bashkëpunim, do të pritej derisa të vinin ta merrnin porositësit. Në ndërhymë dhe vumë para përgjegjësisë ata që morën bananet. Më bën çudi që brenda fushatës elektorale, dy ngarkesa dërgohen në Portin e Durrësit. Nga dy linja të ndryshme”, u shpreh Hoxha.

LEXO EDHE:  Humb jetën punëtori në Elbasan/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  E rëndë në Sarandë/ 13 vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Gazetari shtoi se kokaina që u kap në 9 Prill është ndarë që në vendin e origjinës për porositës të ndryshëm dhe ka qenë e vendosur. Artan Hoxha i ftuar në “Radari Informativ” shpjegoi gjithashtu edhe si funksionon vendosja e ngarkesës së drogës nga ana e grupeve kriminale.

“Në raste të tilla, grupet kriminale, dërguesit, ndërhyjnë tek kontejnerët në pjesën e jashtme. E dërgojnë vendin ku kanë bërë modifikimin. Një kompani porosit një ngarkesë me banane nga kompanitë e Ekuador. Nuk është kompania që ka kontejnerët. Para se të shkojë për bananet, kontejneri kontrollohet në skaner, pasi ngarkohet, kontrollohet prapë. Dhe nga ai moment, deri kur do ikë në anije kalojnë 20 ditë. Këtu bëhet ndërhyrja nga grupet kriminale”, tha Hoxha./ CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE