Connect with Us

Paralajmëron Klodiana Lala/ Ka shumë për të dëgjuar, do trazohen ujërat

Kronika

Paralajmëron Klodiana Lala/ Ka shumë për të dëgjuar, do trazohen ujërat

Publikuar

-

Paralajmëron Klodiana Lala/ Ka shumë për të dëgjuar, do trazohen ujërat

Pesë vite pas zhdukjes së Enver Stafukës, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në kujtesë rrëfimet e tij për shumë krime të ndodhura në vend.

Në veçanti Lala përmend rrëfimin për një vrasje të ndodhur në 2011 ai rrëfen emrin e njeriut që e pagoi të vriste një biznesmen.

Në nëj status në rrjetet sociale, ajo paralajmëron se ka shumë për të dëgjuar dhe shumë ujëra do të trazohen.

LEXO EDHE:  Nuk mbanin maskat, gjobiten 627 qytetarë/ Dy lokale ndëshkohen për muzikën pas orës 20:00

Në 40 minuta rrëfim para se të zhdukej Enver Stafuka flet për shumë krime e për më tepër autorë e urdhërues të tyre. Në veçanti për një vrasje të ndodhur në 2011 ai rrëfen emrin e njeriut që e pagoi të vriste një biznesmen. Prisni se do dëgjoni shumë… sa shumë ujëra do trazohen”, shkruan gazetarja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan/ Policia rrethon zonën

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë janë raportuar rreth orës 22:40 në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigada 17 Sulmuese.

Policia bën me dije se në banesën e një çifti pleqsh në katin e pestë të pallatit ka rënë një plumb qorr në rrethana të paqarta, teksa nuk ka asnjë person të lënduar.

LEXO EDHE:  Gazetarja Lala tregon “sekretet” e hetimit për zyrtarët e lartë të policisë në kërkim

LEXO EDHE:  Biden mbajti një fjalim optimist, por tani duhet të udhëheqë dhe qeverisë si një centrist

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Arrestohen 2 administratorët e kompanisë së bananeve

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar ‘’El Mejor’’ në portin e Durrësit.

Sipas Policisë, janë kapur ekzaktësisht 143 kg kokainë teksa konteineri ku ishin fshehur ishte nisur nga Ekuadori, porti Guayaquil, në Itali dhe Durrës.

Po ashtu bëhet me dije se tashmë janë arrstuar dy administratorët e firmës pritëse ‘’Masabi Fruits’’, Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku.

Njoftimi i policise

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

​”Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”.

​Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

​Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

​Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

​Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

​Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

​Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

​Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Publikuar

-

Nga

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Rreth 200 kg kokainë  u kapën ditën e sotme në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe gazetati Artan Hoxha, i cili përmes ironisë, bën një paralelizëm me kontrollorët e Rinasit.

Hoxha shton se sasia e kapur e kokainës, ka një vlerë tregu prej  19 milionë eurosh, e mjaftueshme për të garantuar në zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por 84 dhe pa u lodhur fare.

“Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….

Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.

Nuk e di ne çfare niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te “stresuar”.

Madje, nese do ta benin nje sy “qorr” sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t’u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…

Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.

Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.

Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe.

Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes….”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Goditja e krimit dhe korrupsionit/ Kreu i KLP-së takon ambasadoren e Hollandës

LEXO EDHE:  Goditja e krimit dhe korrupsionit/ Kreu i KLP-së takon ambasadoren e Hollandës

 

LEXO TE PLOTE