Connect with Us

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)

La Liga

Panik në konferencë, trajnerit të Barcelonës i fillon gjakderdhja (VIDEO)

Publikuar

-

Ronald Kuman ndërpret konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Seviljas e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” me fillim nga ora 16:15.

Ronald Kumanit i doli gjak nga hundët gjatë konferencës për shtyp përpara mediave ndërkohë që tekniku holandez po analizonte këtë takim.

E njëjta gjakderdhje i ka ndodhur edhe 30 janar përpara ndeshjes ndajn Atletik Bilbaos ku katalanasit triumfuan me rezultatin 2-1.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

VIDEO/ Manaj bëhet “djall” për Barcelona B, shënon në portën e tij

Publikuar

-

Nga

Rey Manaj ka si specialitet të shënojë në portën e kundërshtarit, por ndodh që ta bëjë këtë edhe në të tijën e të dëmtojë skuadrën e tij.

Sulmuesi i kombëtares sonë ka shënuar në portën e Barcelona B në ndeshjen që katalanasit po luajnë ndaj Ibiza. Bomberi i kombëtares nuk arriti të koordinohet mirë dhe devijimi i tij me kokë përfundoi në rrjetë.

Një gabim i sulmuesit të kombëtares sonë, që po i kushton Barcelonas B deri më tani. Manaj ka shënuar plot 9 gola për Barcelona B këtë sezon dhe është shënuesi kryesor i katalanasve.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Vetëm një sezon te Atletiko? Suarez mes një rikthimi dhe Amerikës

Publikuar

-

Nga

Luis Suarez tregoi në këtë sezon se ende nuk mund të konsiderohet si një futbollist në fund të karrierës. Uruguajani po udhëhiqte Atletiko Madrid në garën për titull në La Liga, por tashmë për fat të keq është i dëmtuar dhe shpreson të kthehet sa më shpejt në kohë, për të vazhduar së bashku me skuadrën ndjekjen e objektivit.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive në Madrid, duket se Suarez mund ta mbyllë me Spanjën teksa në verë do të ketë dy mundësi të cilat mund ta joshin. E para ka të bëjë me një rikthim në Anfield, te Liverpuli ku shkëlqeu para shtatë viteve. Në ambientin e të kuqve të gjithë e duan dhe kanë nostalgji për Suarez, por një tjetër alternativë është Amerika. Dhe, bëhet fjalë për Inter Majemin e David Bekam.

Ish-futbollisti tashmë po mendon të formojë një dyshe ëndrrash në sulm si ajo Suarez-Higuain. Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja e sulmuesit uruguajan, nëse do të qëndrojë në Europë apo do të largohet për të shijuar nga një pozicion më komod vitet e mbetura në futbollin aktiv.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Reali mund Barcelonën dhe “rrëmben” vendin e parë

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për xhiron e 30-të të La Ligas me fitoren 2-1 te madrileneve. Barcelona fillimisht pati iniciativën por nuk mundën të tregoheshin efektivë para portës së Courtois.

Real Madridi ishte tejet i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, ku “Blaugranët” nuk dukeshin se mund të përballonin shpejtësinë e lojtarëve të “Los Blancos”. Karim Benzema shënoi gol fantastik në min (14′). Pas Benzemas, Toni Kroos dyfishoi avantazhin nga gjuajtja e lirë.

Kroos shënoi në min (28′). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Real Madridit. Ne pjesën e dytë, Koeman reagoi duke futur Griezmann dhe Ilax Moriban. Por nuk ishin sulmuesit ata që realizuan, në zonë u gjend mbrojtësi Oscar Mingueza.

Mingueza shënoi gol në min (60′) pas një asistimi nga Jordi Alba. Braithwaite u rrëzua në zonë në min 82′, por që gjyqtari vendosi që nuk ishte penalti. Casemiro u ndëshkua me karton të kuq në min 89′ pas ndërhyrjes në Messi.

Ndeshja përfundoi 2-1. Tani, “Los Blancos” ngriten në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak, gjithsej 65 pikë në vendin e tretë.

LEXO TE PLOTE