Connect with Us

Mjeku shqiptar në Hamburg: S’arrij ta kuptoj atë që ndodh në Shqipëri, diçka që çalon

Shëndeti

Mjeku shqiptar në Hamburg: S’arrij ta kuptoj atë që ndodh në Shqipëri, diçka që çalon

Publikuar

-

Mjeku shqiptar në Hamburg: S’arrij ta kuptoj atë që ndodh në Shqipëri, diçka që çalon

Alk Shehu, mjek shqiptar që jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë thotë se në Shqipëri ka diçka që çalon me situatën e pandemisë por edhe të vaksinimit. Ai thotë se është paradoksale që Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk merr masa shtrënguese kur shifrat tregojnë se ka përhapje të infektimit tek të rinjtë.

Më bën çudi dhe nuk arrij ta kuptoj që kur moshat e reja janë problematike dhe po shtohet të infektuarit dhe nga krahu tjetër janë të hapura pa as njëlloj kufizimi lokale, baret, restorantet, kinematë, palestrat, pra të tëra vendet e grumbullimit në masë të të rinjve dhe nga ana tjetër mbyllen universitetet dhe shkollat. Dua të jap shembullin e Gjermanisë, ku çdo aktivitet jo primar e ka të bllokuar por ama universitet dhe shkollat janë të hapura. Për mendimin tim atje çalon diçka”, u shpreh kardiologu shqiptar.

Z. Shehu shprehur kritika edhe për procesin e vaksinimit gjë e cila mos besim tek qytetarët pasi mbi 46% e të pyeturve në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB thonë se nuk kanë besim.

Sipas mjekut kjo është e kuptueshme po të mbahet parasysh procesi se si Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinave kundër COVID-19.

Sipas statistikave përqindja e popullatës shqiptare që ka refuzuar vaksinat e deritanishme është shumë e vogël. Refuzimi vjen nga pasiguria dhe mjegullnaja e ardhjes së dozave të para të vaksinës në Shqipëri, ku sipas dokumenteve zyrtare thuhet se kanë ardhur dorazi dhe nuk dihet vendi i origjinës. Edhe unë që tani kam marr të dy dozat nuk do ta kisha marrë vaksinën”, tha mjeku.

LEXO EDHE:  Covid-19 shkakton shifra shqetësuese/ Propozohet të merren masa shtesë

Si për ta ilustruar konkretisht kaosin që po shoqëron procesin e vaksinimit në Shqipëri, Alk Shehu solli dhe rastin e një të afërmi të tij.

Një i afërmi im, mosha mbi 90 vjeç është marrë në telefon rreth orë 15:00 dhe i është thënë që në harkun e një orë, një orë e 30 minuta të paraqitet në klinikën e lagjes për të bërë vaksinën. Edhe një i ri nuk mund të bëhet gati për këtë hark kohor, jo më një i moshuar. Mua katër ditë para vaksinimit më paraqiten dokumentacionin çfarë lloj vaksine ishte, kompania e që ka prodhuar dhe studimin përkatës dhe më thanë nëse ke pyetje mund t’i drejtosh”, bëri me dije mjeku./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mjekët, reflektime mbi luftën ndaj Covid-19 në 2020

Publikuar

-

Nga

Në fillim të pandemisë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva u takua me mjekë dhe infermierë në qytetin e Nju Jorkut për të folur në lidhje me përvojën e tyre në luftën ndaj COVID-19. Një vit më vonë, ajo foli përsëri me disa prej tyre për të mësuar më shumë mbi përvojën e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi për herë të parë me mjeken Amy Plasencia në pranverën e vitit 2020. Në atë kohë, ajo po punonte në një nga spitalet e Nju Jorkut që filloi të trajtonte vetëm pacientë të infektuar me Covid-19.

“Unë nuk e di numrin e saktë, por mund të them se kemi patur qindra e qindra pacientë”, thotë ajo.

Në një mbrëmje në muajin mars, Dr. Plasencia po trajtonte një pacient në njësinë e kujdesit intensiv, dhe për herë të parë ajo dëgjoi duartrokitjet në mbështetje të punonjësve mjekësorë.

Çdo mbrëmje që nga ajo kohë, njerëzit duartrokisnin personelin mjekësor që ndihmonte në shpëtimin e pacientëve në spital.

“Një vit më parë, ne nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Dhe numri i pacientëve që pamë, veçanërisht këtu në Nju Jork dhe Brooklyn, ishte astronomik!”, thotë ajo.

Më 8 mars 2020, Dr. Calvin Sun u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Angola. Ai më pas u ndesh me orare të gjata pune.

“Nuk e mbaj më mend numrin e orëve të punës që kam punuar”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Covid-19 shkakton shifra shqetësuese/ Propozohet të merren masa shtesë

LEXO EDHE:  Shpresë për hapjen e negociatave/ Zbardhet biseda e Ramës me Merkel

Për gati tre muaj, Dr. Robert Gore jetoi larg familjes së tij sepse kishte frikë se mund të infektonte bashkshorten dhe fëmijët e tij me COVID-19.

“Dr. (Martin Luther) Kingu ka thënë se “në fund njeriu vlerësohet jo nga qëndrimet që ka ndërmarrë në kohë rehatie dhe komoditeti, por në kohë sfidash dhe polemikash.” Dhe kjo është kohë e sfidave dhe polemikave”, tha Dr. Gore.

Sot, një vit pas fillimit të pandemisë në vend, mjekët, ekspertët e shëndetit, dhe politikanët po vlerësojnë se çfarë është bërë si duhet dhe çfarë mund të jetë bërë shumë më mirë për të shpëtuar më shumë njerëz.

“Ka kaq shumë mësime për të nxjerrë nga kjo. Unë mendoj se do të ketë një shqyrtim të hollësishëm të gjërave që janë bërë në këtë periudhë”, tha epidemiologu Calvin Sun.

Mbi 550-mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkaura.

Në vitet e ardhshëm, njujorkezët do të kujtojnë ata që humbën jetën nga pamundësia për të luftuar virusin dhe mijëra të tjerë që rrezikuan jetën e tyre çdo ditë për t’i shpëtuar njerëzit e infektuar me koronavirusin./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2684 estime dhe kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 7 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Gjendja në spitalet Covid/ Humbin jetën 4 të infektuar

LEXO EDHE:  “Covid-19 më agresiv”/ Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, ku do përdoren me detyrim maskat

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238
Të shëruar në 24 orë     517
Të shtruar në spitale      221
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2684

Testime totale            589,607
Raste pozitive             128,393
Raste të shëruara        97,723
Raste Aktive                 28,353
Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19959
Fier      2483
Durrës  1195
Gjirokastër  1202
Shkodër  1015
Korçë   738
Vlorë     646
Kukës    323
Dibër    347
Elbasan  255
Berat    88
Lezhë     102

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Publikuar

-

Nga

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ngre pikpyetje për raportimet kontradiktore të kryeministrit Edi Rama dhe komitetit për shifrat e vaksinimit.

Dasho shkruan se Ministria dhe Komiteti duhet të sqarojnë opinionin publik nëse janë duke mashtruar sërish apo fushata e vaksinimit ka dështuar.

“Në datën 9 prill, kryeministri Rama deklaroi se ishin kryer 250,676 vaksinime. Ndërkohë sot, dy ditë më pas, komiteti deklaron 256,848 vaksinime.

Ndërsa pretendohet se realizohen 10 apo 20 mijë vaksinime në ditë, tanimë rezulton se vaksinohen rreth 3 mijë persona në ditë.

Ministria dhe komiteti bëjnë mirë të sqarojnë publikun:

A janë duke mashtruar sërish siç kanë bërë gjatë gjithë pandemisë, apo fushata e vaksinimit ka dështuar?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE