LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta dekreton me shpallje ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”

26 Shkurt 2021, 14:10, Politikë CNA
Meta dekreton me shpallje ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin ?Për Kryqin e Kuq Shqiptar?.

Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve  ?Për Kryqin e Kuq Shqiptar? dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë./CNA.al

Lajmet e fundit nga