LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 900 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 20 qytetarë

26 Shkurt 2021, 16:36, Lifestyle CNA
Mbi 900 raste të reja me Covid/ Humbin jetën 20 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimit, gjatë 24 orëve janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID./CNA.al

Lajmet e fundit nga