LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Loja e demokratëve me emigrantët ilegalë që jetojnë në SHBA

26 Shkurt 2021, 11:46, Blog CNA
Loja e demokratëve me emigrantët ilegalë që jetojnë

Nga Tucker Carlson ?Fox News?

A keni vënë ndonjëherë, që askush në Uashington nuk mund të bjerë dakord mbi ndonjë shifër të caktuar? për shembull nuk ka konsensus mbi parashikimet e papunësisë, apo nivelet e besimit të amerikanëve tek politika.

Prandaj është mbresëlënëse kur sheh se të gjithë në Uashington, republikanë dhe demokratë, përsërisin saktësisht të njëjtin shifër kur diskutojnë mbi një nga problemet më kritike me të cilat përballemi si vend. Numri është 11 milion, dhe bëhet fjalë për të huajt që jetojnë ilegalisht në SHBA. Një muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, Xho Bajden premtoi:?Brenda 100 ditësh, unë do të dërgoj në Kongres një ligj, për t?i dhënë shtetësinë mbi 11 milion njerëzve që jetojnë këtu pa dokumente?.

Dhe Bajden është tani në Shtëpinë e Bardhë. Partia e tij kontrollon gjithçka, ndaj ai mund ta bëjë atë premtim, dhe po planifikon që ta bëjë këtë. Në fakt, kjo është një nga gjërat e para që ai po bën. Por si do të ndikojë kjo tek amerikanët?

Së pari, përveç 7 shteteve amerikane, gjithë të tjerët kanë më pak se 11 milion njerëz. Dhe nuk po flasim vetëm për Uajoming dhe Dakotën e Jugut, por shtete si Virxhinia, Xhorxhia, Miçigan, Nju Xhersi, Masaçusets dhe kështu me radhë. Sa do të na kushtojë kjo nismë e Bajden? Është disi e vështirë ta dish përgjigjen e vërtetë,. Por nëse po përpiqesh të bësh disa llogari matematikore, sigurohu që të marrësh parasysh kujdesin shëndetësor falas. Nuk ka nevojë te jesh ekonomist për të kuptuar se garantimi i ?kujdesit shëndetësor? falas për 11 milion njerëz shtesë mund ta fundosë lehtësisht ekonominë amerikane.

Siç vërejti dikur me mençuri Milton Fridman, ju mund të keni një shtet të mirëqenies sociale ose kufij të hapur, por nuk mund t?i keni që të dyja. Gjithsesi, ne po i marrim të dyja. Në fakt, mund të shohim shumë më tepër se kaq. Le të supozojmë se 11 milion është numri real i të huajve të paligjshëm në këtë vend, por a është vërtet kështu?

Jo nuk është. Në fakt, është një numër krejtësisht i rremë, të cilin njerëzit e përsërisin pafundësisht, ose sepse janë të keqinformuar ose pse janë të pandershëm. Ata e kanë përsëritur këtë shifër për më shumë se 15 vjet. Në vitin 2005, Qendra Kërkimore Pju raportoi se ?popullsia ilegale në SHBA, ka arritur në gati 11 milion?. Dhe gjëja e çuditshme është se 12 vjet më vonë, Pju dha afërsisht të njëjtin vlerësim. Kjo do të thotë se ajo shifër ishte një mashtrim. Në 2018, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, foli për 12 milionë emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë në prill 2019, kreu i atëhershëm i DSK, Kirstjen Nielsen pranoi se ?ne nuk e dimë? saktësisht se sa njerëz jetojnë në këtë vend në mënyrë të paligjshme.

Po cila është e vërteta? Ja çfarë zbuluam:Thuajse të gjithë ata që flasin për emigracionin përdorin Anketën vjetore të Komunitetit Amerikan të Byrosë së Regjistrimit, për të vlerësuar sa emigrantë të paligjshëm jetojnë në këtë vend. Problemi është se shumë imigrantë të paligjshëm nuk regjistrohen.
Tek e fundit, pse do të tregonin se janë këtu ilegalisht? Shumë nga studimet që parashikojnë se në SHBA jetojnë vetëm 11 milion emigrantë të paligjshëm, e kanë pranuar në fakt që regjistrimi nuk është i përsosur. Ata operuan bazuar në supozimin se vetëm rreth 10 për qind e emigrantëve të paligjshëm, nuk ishin gjurmuar nga regjistruesit.

Thënë ndryshe, modelet e tyre supozuan se 90 për qind e njerëzve që jetojnë në këtë vend në mënyrë të paligjshme, ishin të gatshëm që të bashkëpunonin me regjistruesit. Në vitin 2018, studiuesit e Universitetit të Jeilit vendosën që ta përditësojnë metodologjinë, duke përdorur ?të dhëna operacionale? si dëbimet, shkeljet e afateve të vizave, të dhënat demografike, nivelet e vdekjeve, nivelet e imigracionit, etj. Ata i kombinuan ato, dhe përdorën një model matematik për të bërë një sërë vlerësimesh .

Sa njerëz jetojnë këtu ilegalisht? Ja çfarë gjetën ata:Pas përdorimit të 1.000.000 simulimeve të modelit, diapazoni i probabilitetit prej 95 për qind të studiuesve, është 16 milion deri në 29 milion, me 22.1 milion si një mesatare. Pra në SHBA mund të ketë lehtësisht 30 milion (ose më shumë) emigrantë të paligjshëm.Pra më shumë sesa në gjithë shtetin e Teksasit. Atëherë, si do të ndikonte tek ?demokraci? jonë, amnistia për kaq shumë njerëz? Në fakt, ajo do t?i jepte fund demokracisë amerikane. Njerëzit që kanë jetuar këtu gjatë gjithë jetës së tyre, kanë paguar taksa, kanë ndjekur rregullat, kanë qenë qytetarë të mirë, do të shihnin dobësimin drastik të peshës së votës së tyre. Dhe kjo do të siguronte një sundim të përhershëm të Partisë Demokratike. Në verën
e vitit 2019, Bajden e pranoi pak a shumë synimin e amnistisë:Të importojë sa më shumë votues të rinj demokratë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-illegal-immigration-numbers-game

Lajmet e fundit nga