Connect with Us

Integrimi në BE/ Shqipëria sytë nga Holanda

Politikë

Integrimi në BE/ Shqipëria sytë nga Holanda

Publikuar

-

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Shqipëria sytë nga Holanda

Holandezët do t’i drejtohen kutive të votimit në datën 17 mars për të rinovuar parlamentin. Por duket se shumë e interesuar për rezultatin e zgjedhjeve në këtë është edhe qeveria shqiptare.

Holanda ka qenë barriera më e madhe për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Parlamenti i dominuar nga të djathtët ka qenë vazhdimisht skeptik mbi përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë.

Në qershor të vitit 2019, 105 deputetë të parlamentit holandez, nga 150 deputetë gjithsej votuan kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit për Tiranën. Partia që ka shumicën në parlamentin holandez është partia e qendrës së djathtë e kryeministrit aktual Mark Rutte.

Por sondazhet paraprake nuk japin shumë shpresë për një mazhorancë të re që do të kishte një tjetër qasje ndaj Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Skandal/ Drejtori i Ramës terrorizon bizneset

Madje, sipas projeksioneve paraprake, pritet që zgjedhjet e 17 marsit t’i forcojnë pozitat e mazhorancës së Rutte. Ndërsa partia e dytë pritet që të jetë Partia e Lirisë, e cila është një parti që njihet më shumë për tendencën e saj anti-islamike, gjë e cila nuk përben sërish një lajm të mirë për Shqipërinë, për shkak të shumicës së popullsisë myslimane.

Forcat e majta në Holandë kanë pësuar humbjet më të mëdha elektorale gjatë dekadës së fundit dhe nuk pritet të ringrihen as në zgjedhjet e marsit./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE