Connect with Us

Ilir Daja: Ja çfarë më shqetëson te Partizani

Sport

Ilir Daja: Ja çfarë më shqetëson te Partizani

Publikuar

-

Partizani do të përballet ditën e nesërme me një rival direkt siç është Laçi, duke filluar nga ora 16:00. Të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të mos iu larguar Vllaznisë kryesuese. Para kësaj ndeshje, para mediave ka folur trajneri i kryeqytetasve, Ilir Daja i cili e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, teksa ka thënë se është i shqetësuar nga mungesat në skuadrën e tij.

SHORTI I KUPËS- Le t’i marrim me radhë, më e rëndësishme është kjo e kampionatit. Atë të kupës do e trajtojmë më vonë, në momentin e duhur. Është një sfidë e vështirë, pasi edhe Laçi vjen me ndeshje radhazi të fituara, sikurse edhe ne. Janë dy ekipe që edhe në klasifikim janë për momentin rivalë. Besoj që, siç kemi bërë edhe në ndeshjet e tjera, pavarësisht se koeficienti i vështirësisë është ndoshta edhe më i madh, ne do futemi në fushë duke e respektuar Laçin për çfarë ka bërë në këtë periudhë të kampionatit. Në fushë futemi për të fituar ndeshjen, por duhet trajtohet në disa elemente ndryshe.

NDESHJA E NESËRME- Koeficienti i vështirësisë është edhe më i madh. Të dyja skuadrat në aspektin psikologjik janë goxha mirë, entuziazmi është edhe në kampion tonë, por edhe Laçi ka një entuziazëm që ia jep momenti i mirë që po kalon. Kemi probleme të dyja ekipet, por mua më shqetëson Partizani.  Nuk e kemi komplet grupin, jo vetëm për formacionin, por edhe për ndërrimet që mund të na bënin diferencën më pas. Do duhet ta menaxhojmë në një formë tjetër.

MUNGESAT- Përveç Zhunior është edhe Murataj. Është edhe Asani që pardje, bashkë me një lojtar tjetër të cilin nuk po e prezantoj, pasi nuk e dimë nëse do të jetë i mundur për të startuar ndeshjen. Bëhen 3-4 mungesa goxha të rëndësishme. Por kemi një kontingjent që nuk i ndjejmë shumë mungesat. Në vazhdimësi mund të kemi probleme, pasi do të përshtatim lojtarë, nëse do të na duhet, në rolet e tyre jo natyrale.

MODULI– Moduli i lojës është i njëjtë, por me kundërshtarë të ndryshëm ne kemi përdorur manovra të ndryshme. Ajo që është më e rëndësishme është manovra sesa vendosja e lojtarëve në fushë. Mund të luash me një sulmues fals dhe mund të sulmosh me 5-6 në zonën e golit, ose mund të luash me tre sulmues dhe shkon me një ose me dy te zona e golit. Sigurisht që kemi pasur kohë ta punojmë ndeshjen, por ajo që na ka nxjerrë probleme në 2-3 ditët e fundit, është mungesa e shtuar e Asanit dhe ndonjë lojtari tjetër. Shpresojmë që me kontingjentin që kemi, ta përballojmë këtë ndeshje me vështirësi goxha të lartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronë dhe Specias në Bentegodi. Inter do të luajë në Krotone, Milani do të sfidojë Beneventon.

Të dielën do të vazhdohet me Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos refuzon rinovimin e kontratës me Real Madridin

Publikuar

-

Nga

Pas 16 sezonesh tek Real Madrid, mbrojtësi Serxhio Ramos me shumë mundësi do të largohet nga madrilenët këtë verë, teksa çështje për tu zgjidhur është dhe kontrata e 35 vjeçarit i cili deri tani nuk ka rinovuar ende.

Sipas mediave spanjolle, Ramos ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët dhe ka pasur dhe një debat të shkurtër me presidentin e klubit, Fiorentino Perez, i cili dyshohet se i është drejtuar spanjollit me fjalët ‘’Ne duhet të planifikojmë që sezonin e ardhëm të bëjmë pa ty’’.

Nuk mungojnë dhe ofertat e klubeve europiane për mbrojtësin spanjoll, ku ndër to dy klubet e mëdha PSG-ja me Liverpulin. Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurte se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të luajë për madrilenët sezonin tjetër.

LEXO TE PLOTE

Sport

Korçarët kanë një golashënues, afrikani Mensah merr për dore Skënderbeun

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi Alfred Mensah është njeriu gol i këtij sezoni për Skënderbeun, qoftë sa i përket kampionatit, ashtu edhe ndeshjeve në Kupën e Shqipërisë. Shtatlarti ganez po tregon një formë mjaft të mirë, teksa në sezonin e tij të dytë me fanellën e korçarëve po udhëheq sulmin me 6 gola në Superiore dhe 4 në kupë.

Mensah është një qendërsulmues tipik, i cili krahas golave, ka ndihmuar shumë skuadrën duke marrë disa penallti dhe dhënë asiste. Sa i përket Kupës, me 4 gola si Mensah janë këtë edicion edhe sulmuesit e Vllaznisë e Laçit, respektivisht Haris Dilaver dhe Kirian Nuabueze. Ndërsa në kuotën e 3 golave është një tjetër lojtar i Skënderbeut, Elvi Berisha, që shënoi në Durrës.

LEXO TE PLOTE