LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma takim e biznesin/ “PD do ulë taksat dhe do amnistojë gjobat”

26 Shkurt 2021, 17:08, Politikë CNA
Grida Duma takim e biznesin/ “PD do ulë taksat dhe do amnistojë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, vijon takimet me bizneset në vend, të cilët po përballen me krizën e thellë të pandemisë së Covid-19.

Gjatë një takimi të fundit, Duma iu ka premtuar bizneseve se PD do të ulë taksat në mbështetje të tyre, si dhe do të bëjë amnisti për një vit për të gjitha gjobat e marra gjatë kësaj peridhe të vështirë.

Më tej, Grida Duma ka ftuar biznesin të votojë për PD, në mënyrë që të fitojë ekonomia dhe Shqipëria me 25 Prill!

?Shqipëria ka mbetur në vendnumëro! Bisnesi sot nuk është i qetë, tatimet janë kthyer në makth. Ekonomia prodhuese paguan 15% dhe ekonomia përfituese e tenderave 7.5%. Partia Demokratike do të ulë taksat në mbështetje të bisnesit!?, ka thënë Duma mes të tjerash.

Pjesë nga diskutimi:

Grida Duma: Jeni një nga bizneset shumë të pakta eksportuese. Si ia keni dalë që të eksportoni në një treg që vetëm importon?

Biznesi: Si gjithë bizneset kemi edhe ne ato problemet tona sepse nuk varet nga ne. Është tregu që ta imponon. Xhiron kanë rënë ç?është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s?ka.

Grida Duma: Pavarësisht se eksportoni përsëri nuk keni lehtësinë e fiskut nën 15%?

Biznesi: Fare.

Grida Duma: Ne themi 9%. Sa ju influencon kjo në koston dhe në çlirimin tuaj?

Biznesi: Po si çdo ulje taksash është e mirë sepse është në favorin tonë, padiskutim! Mirë taksat që duhet ulur por duhet të kemi edhe disa ndihma dhe lehtësira të tjera.

Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t?i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë.

Grida Duma: Amnistia 1 vit e të gjitha gjobave. E çliron biznesin si atmosferë?

Biznesi: Shumë. Sidomos edhe biznesin e ri. Tani po flisja, sidomos edhe për këtë regjistrin e pronarëve, që po bëhet tani. Nuk kemi asnjë informacion nga tatimet, nuk jemi të qartë ne kontabilistët në radhë të parë, si do të operohet, si do t?ia shpjegojmë biznesit? Këto certifikatat elektornike që janë për administratorët, si do funksionojnë? Kjo është e gjitha.

Grida Duma: Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro./CNA.al

Lajmet e fundit nga