Connect with Us

“Engjëlli” tradhton El Chapo-n?/ Emma Coronel nuk është arrestuar por vetëdorëzuar

Showbizz

“Engjëlli” tradhton El Chapo-n?/ Emma Coronel nuk është arrestuar por vetëdorëzuar

Publikuar

-

“Engjëlli” tradhton El Chapo-n?/ Emma Coronel nuk është arrestuar por vetëdorëzuar

Pak ditë më parë në mediat e huaja qarkulloi lajmi se bashkëshortja e trafikantit famëkeq, “El Chapo” Guzman, Ema Coronel Aispuro, është arrestuar. Por së fundi mediat e huaja po shkruajnë se në të vërtetë ajo është vetëdorëzuar.

Sipas Vice News, Gruaja e trafikantit më të famshëm të kokainës pas Pablo Escobar mund të jetë gati të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane për të siguruar detaje të reja nga aktiviteti i Kartelit të Sinaloas, që drejtohej nga “El Chapo”, ndërsa sot që ai është pas hekurave, nga djemtë dhe miqtë e tij.

Një ish-agjent i DEA-s, Mike Vigil dhe njohës i karteleve meksikane, tha për “The Sun” se bashkëshortja e tij mund të ketë informacione në lidhje me gjithçka që ka bërë i shoqi.

LEXO EDHE:  Tentuan të grabisin banesën/ Arrestohen në flagrancë dy shqiptarë

“Emma Coronel gjithmonë ka qenë princesha ‘Narocs’. Babai i saj Inez dhe vëllai Omar ishin trafikantë droge dhe kur u martua me El Chapo-n familjet bashkuan edhe trafikun. Guzman mori në organizatën e tij babain dhe vëllain e saj. Anëtarët e karteleve u besojnë familjarëve më shumë se kujtdo tjetër. Ajo mund të japë shumë informacione që mund të çojnë në procedimin penal të anëtarëve të tjerë të Kartelit të Sinaloas. Nëse bashkëpunon jeta e saj është në rrezik. Por shtysa e saj mund të jenë dy vajzat e vogla. Nëse përfundon në burg, nuk do t’i shohë më kurrë”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Debate të forta me Andin/ Jasmina shpërthen në lot

Publikuar

-

Nga

Në emisionin e Përputhen sot u transmetua takimi i parë i Jasminës dhe Andit, pas momentit që ata të dy u deklaruan për njëri-tjetrin.

Ata të dy dukeshin shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe madje as në studio nuk munguan debatet e forta të çiftit. Pas takimit ata debatuan për faktin se Andi flet në prapaskenë me vajzat e tjera, Sarën dhe Olën, që Jasmina pretendon se nuk i ka mirë marrëdhëniet. Ajo u shpreh se Andi ngacmohet me vajzat e tjera dhe se e bën këtë gjë për ta provokuar Jasminën.

Ndërkohë pas debatit, Jasmina shpërtheu në të qara dhe u shpreh se ndihet shumë e lodhur.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për dhunë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kurbin

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Britania/ Arrestohet në Tiranë 22 vjeçari

“Jam lodhur sinqerisht nga gjithë këto. Nuk më është dashur të luftojë për një mashkull dhe ai e bën sikur unë duhet të luftoj çdo ditë për të. Ai çdo ditë ndryshon. Një ditë më thotë të dua si motër si shoqe, një ditë thotë më bëre për vete se më pëlqen se folëm bukur. Të rri ta pres ulur këtu unë derisa t’i vijë mendja atij”, u shpreh Jasmina./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Debati i Sindit me Julin/ Shpërthen Elvisi

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme gjatë emisionit Përputhen Sindi akuzoi Julin se e kishte sharrë gjatë një video live në rrjetet sociale. Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Juli e pranou se kishte sharë, por  tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me celularin e tij. Pas këtij debate Sindi u largua nga studioja.

Pas këtij debate ka reaguar edhe ish-kunkurenti Përputhen i cili shprehet se askush nuk e meriton këtë pëbuzje publike.

“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruan Elvisi në postim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sindi e akuzoi se i ka ofenduar familjen/ Juli: Skenari doli sheshit

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme gjatë emisionit Përputhen Sindi akuzoi Julin se e kishte sharrë gjatë një video live në rrjetet sociale. Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Më tej, Sindi u shpreh se kjo video kishte ofenduar të gjithë familjen e saj saqë nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

Juli e pranou se kishte sharë, por  tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me celularin e tij. Pas këtij debate Sindi u largua nga studioja.

Juli ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku ka sqaruar se të sharat nuk i kishte për Sindin.

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Ju lutem shikoni njëherë videon e pacensuruar, pa “pip” që dha emisioni dhe çfarë thashë fiks dhe pastaj do të ju them së çfarë ndodhi në emision”, ka thënë Juli dhe më pas ka shfaqur videon.

Ai ka thënë se Sindi e kishte parapërgatitur këtë gjë me skenar që ta nxirrte keq Julin pasi nuk i kishte dalë akoma inati me atë që ai ka thënë para dy muajsh për të në lidhje me vajin e Borshit.

“Siç e patë dhe vetë unë nuk kam dalë as të shaj njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje thashë për telefonin, vërtetë me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram, më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”, por nuk e shava nga familja siç thotë ajo. Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht, ka dalë para pasqyrës atje dhe ka bërë provat e saj duke e thënë atë që lexonte.

Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të viktimizohet. Nuk e shava as nga familja, po të doja ta shaja e shaja tek për tek dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty. E thashë për telefonin tim dhe për veten time që nuk doja të dilja live me të në Instagram. Nuk e di si qau, mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e shava gocën vetëm se ajo qau.

 Nëse dua ta shaj ia them në sy, nëse s’ia them në sy, turp të më vijë dhe mua pastaj. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet të paktën shoqëror me Sindin dhe jo të përputhem dhe budallalliqe. Ajo ka dy muaj qëkur ia thashë atë muhabetin e vajit që do të më dalë kundra dhe të më kapë ata pjesët e vogla që të më nxjerrë mua keq”, sqaroi Juli./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Trafikonin herionë në Greqi/ Bien në pranga dy kushërinjtë shqiptarë

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi me rrezikshmëri të lartë

 

LEXO TE PLOTE