Connect with Us

Denoncon Këlliçi/ Familja Billa në rrugë, i është prishur banesa në mënyrë të paligjshme

Politikë

Denoncon Këlliçi/ Familja Billa në rrugë, i është prishur banesa në mënyrë të paligjshme

Publikuar

-

Denoncon Këlliçi/ Familja Billa në rrugë, i është prishur banesa në mënyrë të paligjshme

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar prishjen e jashtëligjshme të banesës 3-katëshe të Haxhi Billës në Unazën e Re.

Ai tregon se në këtë banesë jetonin 21 anëtarë të familjes, të cilët sipas tij nuk kanë përfituar në asnjë moment nga bonusi i qirasë.

Këlliçi deklarojn se kjo familje  është lënë në mes të katër rrugëve , pasi banesa i është prishur, ndonëse Autoriteti Rrugor Shqiptar ka verifikuar rastin dhe ka rezultuar se banesa nuk do të shembej.

Bisedova me Z. Haxhi Billa, lidhur me prishjen e jashtëligjshme të banesës së tij 3-katëshe në Unazën e Re. Në këtë banesë jetonin 21 anëtarë të familjes, të cilët nuk kanë përfituar në asnjë moment nga bonusi i qirasë. Banesa ishte e dokumentuar dhe nuk parashikohej prishja e saj në projektin e Unazës së Re.

Vetë Billa i është drejtuar Avokatit të Popullit, ku pasi është verifikuar rasti me Autoritetin Rrugor Shqiptar, ka marrë përgjigjen se banesa e tij nuk do të shembej. E kundërta ndodhi dhe banesa u shemb me një telefonatë, duke lënë në mes të katër rrugëve 6 kurora të familjes Billa. Ndryshe nga sa trumbetohet për bonusin e qirasë, familjarët e tij paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre. Ky është realiteti që të gjithë duhet të shohin dhe ta ndryshojnë me votë, më 25 prill”, shkruan ai në rrjetet sociale, krahas një videoje me qytetarin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Publikuar

-

Nga

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

LEXO EDHE:  Nga skandali i padisë me të vdekurin tek pronat/ Gjyqtari Erarbër Madhi në filtër të Vettingut

LEXO EDHE:  Video- “Po na çon në vetëvrasje”/ Banorët thirrje Ramës dhe Veliajt

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pronarin e akuzoi si oligark/ Basha “zapton” kullën në mes të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha is caught lying/ Here is the truth of the Krraba tunnel in Tirana-Elbasan road

Partia Demokratike ka filluar zaptimin e kullave të ndërtuara në Tiranë për të shpalosur sloganin e Aleancës për Ndryshim – PD, slogan ky i vjedhur nga partia e Jozefina Topallit.

Slogani i PD-së “Bashkë për Ndryshim!” është shpalosur mbrëmjen e sotme në një prej ndërtesave përballë selisë blu.

Duket se Basha ka filluar të shfrytëzojë kullat që ndodhen në Tiranë për të bërë sa më shumë përshtypje para qytetarëve, teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndonëse kreu i opozitës bërtet në media dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe pronarit të kësaj kulle, duket se po bëhet palë dhe po “ia rëmben” këto kulla PS-së, duke i shfrytëzuar për interesat e tij.

LEXO EDHE:  Attack on businessman who denounced Ben Blushi/Other details revealed, what stated the authors

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Shkodër/ Plagoset një person

CNA.al ka mësuar se pavarësisht çfarë deklaron Basha në media, kunati i Lulit Erion Isufi ka në pronësi 20% të kësaj ndërtese.

Kreu i PD-së së bashku me kunatin kanë vazhduar të “kapin” “oligarkët” për të cilët nuk kanë lënë gjë pa thënë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE