Connect with Us

Covid i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Aktualitet

Covid i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Publikuar

-

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e Covid 19.

Mjeku i ekografisë në Berat, Gëzim Lamaj u nda nga jeta në moshën 63 vjeçari pasi nuk mund të fitonte betejën me Covid. Lamaj prej ditësh ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv, por fatkeqësisht nuk ja doli të mbijetojë.

Mjeku Lamaj punonte prej vitesh në sptalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopist./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi nuk është më agresiv”/ Brataj bën “bilancin”: Ç’po ndodh në Urgjencën Kombëtare!

LEXO EDHE:  Tentuan të kalojnë kufirin për në Greqi dy persona me COVID-19/ Gjobiten secili me 7 milion lekë

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE