Showbizz
Beren Saat feston ditëlindjen/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja

Aktorja Beren Saat është bërë e njohur për shqiptarët me rolin e “Bihter” në serialin turk “Dashuri e ndaluar”.
Sot ajo ka ditëlindjen dhe mbush plot 37 vjeç. Në këtë ditë nuk mund të mungonte dhe urimi i bashkëshortit të saj Kenan Dogulu.
“Të dua drita e syve të mi! Sa i lumtur jam që ke lindur dhe që rrugët tona u kryqëzuan. Pavarësisht sa e vështirë është jeta, ne së bashku e kthejmë në festë. Shpirti jot i bukur le të jetë gjithmonë i lumtur dhe i qetë, shkruan Kenan.
Kujtojmë se Beren dhe Kenan kanë qenë shumë të komentuar në mediat rozë pasi shpesh janë përfolur për ndarje./ CNA.al