Connect with Us

“Basha i dhuroi Ramës Parlamentin dhe bashkitë”/ Topalli: Ndryshimi vjen nga forcat e reja

Politikë

“Basha i dhuroi Ramës Parlamentin dhe bashkitë”/ Topalli: Ndryshimi vjen nga forcat e reja

Publikuar

-

“Basha i dhuroi Ramës Parlamentin dhe bashkitë”/ Topalli: Ndryshimi vjen nga forcat e reja

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim,  Jozefina Topalli, ka sulmuar sërish mbrëmjen e sotme tre liderët e politikës shqiptare.

Topalli deklaroi se Shqipëria po drejtohet nga njerëz të pa shkolluar dhe pa vlera në shoqëri.

Ajo tha se treshja politike Rama-Basha-Meta ose merren vesh mirë bashkë, ose po shantazhojnë njëri-tjetrin dhe po krijojnë një situatë të paprecedentë.

Ne kemi një qeveri që nuk qeveris, por edhe një opozitë që ka dezertuar nga detyra e saj dhe e ka lënë të lirë Edi Ramën duke ia dhuruar të gjithë Parlamentin, bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë. Pra, opozita është larguar nga beteja dhe s’ka më asnjë hapësirë për t’ia kufizuar qeverisë epshin për të abuzuar”, u shpreh ish-kryeparlamentarja në RTSH.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ 77-vjeçarja nga Kruja mposht koronavirusin

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim theksoi se ndryshimi vjen duke krijuar forca të reja ose duke reformuar partinë.

Ndryshimi bëhet ose duke ndryshuar brenda për brenda një forcë politike, ose duke krijuar një forcë të re. Sepse duke mos pasur alternativë tjetër përveç Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, ekziston rreziku që qytetarët rrijnë në shtëpi dhe të mos votojnë”, theksoi Topalli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE