LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të garoj në Fier në 25 prill?/ Mediu jep përgjigjen e prerë

26 Shkurt 2021, 10:20, Politikë CNA
A do të garoj në Fier në 25 prill?/ Mediu jep përgjigjen e

Kreu i Partisë Republikane Fatimir Mediu duke folur për zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se gjasat më të mëdha janë që ai të kandidojë në Tiranë.

Në një intervistë për ?Ora News?, Mediu u pyet nëse ai do të garonte në qytetin e Fierit, prej nga ka origjinën, por kreu i PR-së theksoi se ai ka një kohë të gjatë që jeton dhe punon në Tiranë dhe si rrjedhojë kryeqyteti do jetë vendi që Mediu do i këroj votën.

?Ende nuk është vendosur por Fieri ka autoritete goxha intelektuale, përfaqësuese të opozitës dhe nuk ka nevojë për shumë importe nga Tirana. Pavarësisht se kam jetuar në Fier, kam një kohë të gjatë që jam larguar nga Fieri.

U bënë 29 vite në Tiranë. Koha e studentit në Tiranë. Aktivitetin tim administrativ, politik, jetësor e kam pasur në Tiranë. Pavarësia nga nostalgjia dhe vlerësimi maksimal që unë kam për qytetin e Fierit dhe miqtë e mi në Fier por dua të them se edhe në Tiranë është një Fier i ri tani pasi mosha ime, një pjesë e madhe ka ardhur në Tiranë.

Kur kam ardhur unë Tirana ka qenë në nivelin e 300 mijë banorëve, sot i ka kaluar 1 milionët. Ku  të vendosë partia. Ku të vendosë partia. Nuk i ndryshojmë rregullat e vjetra?, tha Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga