LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"72% e rasteve vatra familjare"/ Alimehmeti: Spitalet duken sikur janë plot

26 Shkurt 2021, 19:21, Lifestyle CNA
"72% e rasteve vatra familjare"/ Alimehmeti: Spitalet duken sikur

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën shëndetësore në vendin tonë nga pandemia e Covid-19.

Alimehmeti deklaroi se të rëndësishme janë shifrat spitalore, ndërsa tha se rritja eksponenciale do të ketë vdekshmëri.

?Ajo që është e rëndësishme se një pjesë e shifrave janë spitalore. Duket sikur spitalet janë plot. Kemi më shumë vdekje sot se kishim raste të reja në prill dhe maj. Ky është një fakt. Fakti tjetër është se nga pikëpamja e rasteve të reja, nga testet, u rrit shumë deri më 1 Shkurt, duke arritur një shifër 29 %. Ka 4 ditë, por është pak dhe mund të jetë diçka sporadike që ka një ulje. Nga ana tjetër duhet parë ku janë bërë testet.

Ndryshon sepse kanë sensivitete të ndryshme. Testi i shpejtë është bërë për survejancën aktive jo për diagnozë. Nuk mjafton thjesht një test pozitiv apo negative për të dhënë një përgjigje. Kemi një sërë numrash që janë pozitivë por testi Ii thotë negativë. Dhe pastaj atë që ne kapim vetëm një fraksion. Ajo që nuk fshihet dot janë rastet spitalore. Deri para pak javësh kishim vetëm 4 spitalet COVID. Durrësi u zu brenda ditës, kishte të shtruar përpara. Kemi një fryrje nga zyrtarizimi i disa numrave dhe shtrime të reja. Rritja eksponenciale do të ketë vdekshmëri. Ato ditët më të këqija që ishin në fund të janarit po kthehen tani. Nuk logjikohet që kjo ka lidhje me situatën e rreth dy javëve më parë nga pikëpamja e infektimeve?, u shpreh ai në Abc News.

Mjeku tregoi se 72% e të infektuarve janë vatra familjare, ndërkohë kërkoi të qartësohen testet dhe tamponet.

?Testet e shpejta janë të lira, mund t?i bësh ku të duash, japin shpejt një përgjigje. Mund të liberalizohet tregu farmaceutik si në Itali ku mund ta blesh vetë një test. Rëndësi ka që nëse je pozitiv të izolohesh dhe të ruash familjen dhe miqtë. Nëse unë i kërkoj një test mjekut të familjes ka gjasa të thotë jo sepse e vendos ai, por nëse do ishte në farmaci çdokush që ka dyshime mund ta blejë testin dhe ta kryejë vetë.

Mjafton të shohim sa përqind e testeve bëhen në privat. Bëhet tamponi që kushton edhe më shtrenjtë dhe duhet të shkosh fizikisht atje.  Ontario thotë për çdo ditë vonesë testimi rritet mundësia që të kesh një person pozitiv në familje. Ne sot kemi 72% vatra familjare. Duhet të saktësohet sa teste të shpejta dhe sa tampone bëhen në ditë. Nëse ne bëjmë 100 teste të shpejta tek 100 persona të sigurt pozitivë kapim vetëm 60% pozitiv?, nënvizoi Alimehmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga