Connect with Us

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha zbulon mesazhin e fshehtë të autorëve

Kronika

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha zbulon mesazhin e fshehtë të autorëve

Publikuar

-

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha zbulon mesazhin e fshehtë të autorëve

Gazetari investigativ Artan Hoxha e krahasoi vrasjen e Behar Sofisë që tronditi sot Tiranën me atë të Artan Sanots.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se kjo vrasje përmban brenda saj një mesazh, ndërsa pretendon se qëllimi i autorëve nuk ka qenë vetëm eleminimi i viktimës.

Sipas tij, mesazhi është që nuk keni ku të fshiheni kudo që të futeni.

Për mua kjo është e ngjashme edhe për orarin kur është zgjedhur, me vrasjen e Artan Santos. Kjo është vrasje me mesazh. Vrasje me mesazh, qëllimi nuk është vetëm eliminimi i viktimës, por dhe futja e tmerrit e të tjerëve pas viktimës. E çuditshme si ka ndodhur vrasje, nuk ka zonë më të mbrotjur dhe më të sigurt se kjo. Mesazhi është ky, nuk keni ku të fshiheni kudo që të futeni.

Enigma e madhe është të gjesh saktësisht sot se kush e ka urdhëruar vrasjen. Vrasësi ka qenë me pagesë. Kjo është vrasje kirurgjikale, për saktësinë që kanë pasur. I vetëm në këmbë dhe e ka qëlluar. Mund të vritet në rrugicë, por ata e kanë lënë që të lëviz dhe e kanë ekzekutuar. Ky është tentuar dhe më parë që të vritet. Për mua ka ardhur këtu për të garantuar siguri dhe paprekshmëri. Ky është një personazh të paktën me 25 vite aktivitet në botën e krimit”, theksoi Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me ‘arrest shtëpie’

Publikuar

-

Nga

I vendosën tritol në banesë/ Kush është pronari, i dënuar me 'arrest shtëpie'

Një shpërthimi i fuqishëm me lëndë plasese ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse, e llojit tritol është vendosur në apartamentin të shtetasit Artan Xhelilaj.

Ky i fundit rezulton person me të shkuar kriminale dhe aktuaklisht është në ‘arrest shtëpie’ për trafikim të lëndëve narkotike.

Xhelilaj ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit.

‘Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Orikum/ Policia në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Në qytetin e  Orikumit gjatë pasdites së sotme mësohet së pranë një banese është vënë një sasi lëndësh plasëse.

Nga shpërthimi i ndodhur nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme material.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE