Connect with Us

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha: Ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e 2009-ës

Kronika

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha: Ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e 2009-ës

Publikuar

-

Vrasja e Behar Sofisë/ Artan Hoxha: Ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e 2009-ës

Ditën e sotme Tirana u trondit nga ekzekutimi mafioz i bosit të drogës, Behar Sofia.

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga kjo ngjarje, pasi ka treguar se viktima ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e gushtit 2009, ku u vranë 4 oficerë policie në Durrës.

Sipas tij, Sofia ka qenë i pranishëm me makinën e tij në vendin ku u vranë policët dhe pretendon se ka qenë ai personi që njoftoi policinë për praninë e Dritan Dajtit.

“Në skenën e krimit kemi një “Tuareg” që ishte objektiv i operacionit, e ndezur me derën e pasagjerit hapur, ai ishte në pritje të dikujt që do të vinte. Dy makinat e operacionales ishin pas, policët që vdiqën dhe një gjë që nuk e thoshte askush, ishte më e frikshme, ky është pengu më i madh në këtë histori. Kush e çoi policinë aty dhe ç’donte në atë moment?

Kjo makinë Benz me targë TR 1638 S është kapur rastësisht nga pamjet dhe vetëm më vonë duke parë me detaje kemi gjetur këtë makinë paralele me “Tuareg”-un e Dritan Dajtit. Policia arrestoi tre vëllezër që kishin një makinë me targë të zakonshme, por jo kjo. Kjo u shfaq aty dhe nuk u pa më. Kjo makinë sipas hetimeve që u bë pas rezulton që ka qenë e viktimës së sotme që ka shkuar për të dorëzuar diku te 400 mijë euro. Njeriu që ia ka dhënë informacionin policisë është pikërisht Behar Sofia. Policia e fshehu informacionin për Dritan Dajtin”, u shpreh ai në Abc News.

LEXO EDHE:  Moti për sot/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Më tej gazetari deklaroi se: “Ky operacion u bë jo me RENEA-n, por me skuadër operacionale dhe patëm ato pasoja që patëm. Ky është një personazh me lidhje të forta brenda policisë. Ky nuk bëri kurth ndaj policisë por Dritan Dajtit. Gjëja që dua të them është që si u zhduk ky Benz? Pse nuk u përfshi? Nuk e di në pronësi të kujt ishte, por u zhduk. Bashkë me të u zhduk edhe shuma e madhe me para. Si prova materiale u fiksuan si sasi 2 mijë euro, që Dritan Dajti i kishte në xhep. Pse Sofia ndodhej aty? Pse po i dorëzonte këtë shumë? Për cfarë po e dorëzonte?

Operacioni aty është bërë kur drejtori i policisë kriminale nuk ka qenë në Shqipëri dhe i policisë Tiranë ka qenë me pushime. Në detyrë ishte vetëm drejtori i policisë së shtetit. Edhe brenda radhëve të policisë ka pasur klane që janë përplasur. Një operacion për të arrestuar më të kërkuarin përfundoi me katër të vrarë dhe bota e trafikut do të hiqte qafe një konkurrent. Behar Sofia krijon përshtypjen se do të hiqte qafe kundërshtarin e vet”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  “Ekonomia shqiptare do tkurret në 7.5%”/ Paralajmëron FMN: Do ketë rritje të kredive me probleme

LEXO EDHE:  “Ndërtimi i Gazsjellësit TAP i rëndësishëm”/ Yuri Kim: Shqipëria pjesë e arkitekturës rajonale të energjisë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Alaska i beson votën Donald Trump

LEXO EDHE:  “Zbrit poshtë do të të vras”/ Shqiptari kërcënon gruan, policia italiane e vë në pranga

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE