Connect with Us

Vaksina Pfizer, efektive në testimin e parë me përmasa të gjëra në botë

Shëndeti

Vaksina Pfizer, efektive në testimin e parë me përmasa të gjëra në botë

Publikuar

-

Sa efektive është Pfizer pas marrjes së dozës së dytë?/ Ministri izraelit nxjerr shifrat

Një testim i vaksinës COVID-19 të kompanisë Pfizer tek më shumë se gjysmë milioni njerëz konfirmon se ajo është shumë efektive në parandalimin e rasteve serioze ose vdekjes, edhe vetëm pas një doze.

Rezultatet e botuara të mërkurën, nga një fushatë vaksinimi masive në Izrael, japin siguri të fortë se përfitimet e vërejtura në testime në përmasa më të vogla dhe të kufizuara, u përsëritën kur vaksina u përdor shumë më gjerësisht në një popullatë në grupmosha dhe kushte të ndryshme shëndetësore.

Vaksina ishte 92% efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë pas dy dozave dhe 62% pas një doze. Efektshmëria e saj e vlerësuar për parandalimin e vdekjes ishte 72% dy ose tre javë pas dozës së parë, një nivel që mund të përmirësohet ndërsa konsolidohet imuniteti me kalimin e kohës.

Ajo rezultoi po aq efektive tek njerëzit mbi 70 vjeç sa edhe tek të rinjtë.

“Kjo është jashtëzakonisht inkurajuese, më mirë se sa kisha parashikuar,” tha Dr. Gregory Poland i klinikës Mayo.

Dr. Buddy Creech i Universitetit Vanderbilt pranoi: “Edhe pas një doze mund të shohim një efektshmëri shumë të lartë në parandalimin e vdekjes,” tha ai.

Asnjë prej mjekëve nuk kishte ndonjë rol në studimin e Izraelit, por të dy janë të përfshirë në studime të tjera të vaksinave të koronavirusit.

Dy mjekët gjithashtu thanë se rezultatet e reja mund të jenë një shtysë për të konsideruar shtyrjen e dozes së dytë, ashtu siç po provon Britania, ose për të dhënë një dozë në vend të dy për njerëzit që e kanë kaluar tashmë COVID-19, siç po bën Franca, për t’i përdorur më me kursim rezervat e kufizuara.

“Unë do të preferoja më mirë që 100 milionë njerëz të merrnin një dozë sesa 50 milionë njerëz të merrnin dy doza,” tha dr. Creech. “Jam shumë i inkurajuar nga të dhënat për marrjen e një doze” në rezultatet nga Izraeli, të cilat u botuan nga Revista Mjekësore e New England.

Vaksina, e prodhuar nga kompania Pfizer në partneritet me atë gjermane BioNTech, jepet me dy faza, në një kohëzgjatje tre javore, në shumicën e vendeve.

Studimi u drejtua nga studiues të Institutit Kërkimor Clalit dhe Universiteti Ben-Gurion i Negevit në Izrael, me Universitetin e Harvardit në SHBA. Ai nuk përfshinte të dhëna për sigurinë e vaksinës, vetëm për efektivitetin, por në testimet e mëparshme nuk u shfaqën probleme të papritura.

LEXO EDHE:  Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare/ Rregullat e reja që do zbatohen

Studiuesit krahasuan rezultatet për gati 600,000 vetë nga mosha 16 vjeç e lart pjesëmarrës në organizatën më të madhe të kujdesit shëndetësor në Izrael, të cilëve iu dha vaksina në dhjetor ose janar me një numër të barabartë njerëzish nga mosha, seksi dhe shëndeti që nuk i morën vaksinat. Askush nga pjesëmarrësit nuk ishte testuar më parë pozitiv për virusin.

Vaksina u vlerësua të jetë 57% efektive në parandalimin e ndonjë simptome të COVID-19 dy ose tre javë pas dozës së parë dhe 94% në javë ose më shumë pas dozës së dytë.

Efektiviteti ishte 74% pas një doze dhe 87% pas dy dozash për parandalimin e nevojës së shtrimit në spital, dhe respektivisht 46% dhe 92% për parandalimin e infeksionit të konfirmuar. Reduktimi i infeksioneve jep shpresë se vaksina mund të frenojë përhapjen e virusit, por ky lloj studimi nuk mund ta përcaktojë një gjë të tillë.

Pati 41 vdekje të lidhura me COVID-19, 32 prej tyre tek njerëz që nuk kishin marrë vaksinë.

Në përgjithësi, shifrat përputhen me efektivitetin 95% pas dy dozave që u pa në testimin e kufizuar që ishte baza mbi të cilën rregullatorët amerikanë autorizuan përdorimin emergjent të vaksinës, tha dr. Poland. Një nga pikëpyetjet e rëndësishme ka qenë se efektive do të ishte një doze e vetme, “dhe ky studim jep disa përgjigje.

“Ndoshta gjëja e duhur për të mbrojtur numrin më të madh të njerëzve. është që t’u jepej të gjithëve një dozë sa më shpejt që të mundemi. Unë mendoj se kjo është një strategji shumë e pranueshme për t’u konsideruar”, tha dr. Poland.

Izraeli deri tani ka vaksinuar gati gjysmën e popullsisë së tij. Një variant më i ri i virusit që u identifikua për herë të parë në Britani u bë lloji mbizotërues në Izrael gjatë studimit, kështu që rezultatet gjithashtu japin një pasqyrë se sa mirë vepron vaksina kundër tij.

Më parë këtë javë, dy studime të Britanisë së Madhe sugjeruan efektivitet edhe pas një doze të vaksinës Pfizer dhe një tjetre nga AstraZeneca. Britania e Madhe po shtyn dozën e dytë për deri në 12 javë pas të parës në përpjekje për t’u dhënë më shumë njerëzve një farë mase mbrojtjeje./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë në Rinas 50 mijë doza të tjera vaksinash/ Manastirliu: Do ia dalim më shpejt se disa shtete

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZenecas.

Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri përgjegjës për përballimin e situatës ekonomike gjatë pandemisë, Arben Ahmetaj.

Ministrja i premton qytetarëve se do t’ja dalim të kalojmë pandeminë më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ne do t’ia dalim ashtu siç ju’a kam thënë, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruan ajo krahas videos kur pret vaksinat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Publikuar

-

Nga

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar statistikave, ai shkruan se 10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Me tone të forta ai thekson se ky është një krim me përmasa genocidi dhe nuk duhet të kalojë pa u hetuar.

“10,200 të vdekurit shtesë që raportohen deri në 31 mars 2021 janë një akuzë për qeverinë, ministrinë dhe komitetin e ekspertëve.

Rreth 4,000 nga këto vdekje kanë ndodhur gjatë vitit 2021, shkaku direkt i të cilave është mosmarrja e asnjë mase parandaluese nga ana e Boratit dhe boratëve!

Asnjë qeveri europiane nuk ka kryer një krim të tillë kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vet!

Ky krim me përmasa genocidi nuk mund të kalojë pa u hetuar!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Bie ndjeshm numri i të ifektuarve/ Dy viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2480 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Mbërrin në Greqi vaksina kundër Covid/ Të parët që do e marrin Presidentja dhe kryeministri

LEXO EDHE:  Deri më 19 prill, çdo i rritur në SHBA kualifikohet për vaksinën

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 442
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2480

Testime totale 607,688
Raste pozitive 129,594
Raste të shëruara 101,584
Raste Aktive 25,668
Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18531
Fier 2216
Durrës 1088
Shkodër 915
Gjirokastër 913
Korçë 673
Vlorë 452
Dibër 322
Kukës 287
Elbasan 200
Berat 53
Lezhë 18

LEXO TE PLOTE