Connect with Us

“Unë nuk shfrytëzoj postin për të pasuruar kunatin”/ Topalli tregon pse Basha e nxorri jashtë PD

Politikë

“Unë nuk shfrytëzoj postin për të pasuruar kunatin”/ Topalli tregon pse Basha e nxorri jashtë PD

Publikuar

-

“Unë nuk shfrytëzoj postin për të pasuruar kunatin”/ Topalli tregon pse Basha e nxorri jashtë PD

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, e cila ishte një emër me ndikim në Partinë Demokratike është lënë jashtë kësaj partie nga Lulzim Basha.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Topalli nga studio e “Klan News” tregoi katër qarqet e mundshme ku ajo mund të kandidojë, ndërsa shtoi se pakënaqësia e shqiptarëve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat sa vjen e rritet.

Ndërsa duke u ndalur tek arsyeja pse shqiptarët duhet t’i besojnë votën, Topalli tha se është ndër të pakët emra që nuk ka shfrytëzuar postin për të pasuruar kunatin, ndërsa shtoi se pikërisht kjo ishte arsyeja pse Basha e la jashtë listës.

Sipas saj, frika se mos kuptoheshin prapaskenat e pasurimit të familjes së Bashës e la atë vetë dhe shumë kolegë të tjerë jashtë PD, ndonëse ajo ka qenë një ndër themelueset e PD.

“Ligji më jep mubndësi të kandidojë në 4 qarqe, do jem në Tiranë dhe Shkodër dhe jam duke menduar për Durrësin dhe Lezhën. Unë kam pritshmëri gjithandej por Tirana do jap një mesazh më të mirë kundër një klase të korruptuar. Tirana do jap një mesazh që as nuk e imagjinoj. Unë nuk mendoj përtej Tiranës dhe Shkodrës por ka një % të lartë të pakënaqur me Bashën dhe Ramën.

Kushdo media që bën sondazhe, në një gjë bien dakord: Rritet pakënaqësia ndaj kryeministrit por nuk kanë as besim tek Lulizim Basha.

LEXO EDHE:  Basha gati për tryezë pa kushte

Unë kam rrefuzuar korrupsionin dhe përfitimin ndaj karriges në favor të pasurisë së familjes.

Më mirë është as mandati i tretë i Ramës as mandati i parë i Bashës. Brenda treshes ka probleme të mëdha.

Unë nuk kam qenë kurrë si ato, as kryeministre, as ministre, nuk kam qenë e akuzuar për skandal korrupsioni. Nuk ka asnjë fakt që unë kam shfrytëzuar pozicionin tim për kunatin tim. Shqiptarët nuk e njohin as bashkëshortin tim. Kjo është arsyeja pse më larguan mua e kolegët nga politika. Unë kam punuar për të ngritur PD kur të gjithë burrat ikën në 1997”, shprehet Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

LEXO EDHE:  Foto-Makina luksoze 100 mijë euro/ Griden e kap Vettingu politik?!

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE