Kronika
U qëllua me armë zjarri në mes të Tiranës/ Qytetari ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë personi i cili u plagos mëngjesin e sotëm pranë zonës së Piramidës në Tiranë.
Mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi kishte marrë dy plumba. Personi, mbi 60 vjeç, me iniciale B.S., mori dy plumba në këmbë dhe megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshohet se plagosja është kryer me armë me silensiator, dhe për këtë qytetarët nuk e kanë kuptuar fillimisht atë që ka ndodhur./CNA.al