LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U pushua nga puna dy muaj më parë/ Ilir Allkja kërkesë qeverisë: Dua të jem vullnetar në Urgjencë

25 Shkurt 2021, 17:54, Lifestyle CNA
U pushua nga puna dy muaj më parë/ Ilir Allkja kërkesë

Ish mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të punuar vullnetarë në ekipet e urgjencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Allkja shkruan se duke marrë parasysh situatën e rënduar të Covid-19 në Shqipëri, ai dëshiron që t?i vijë në ndihmë sa më shumë qytetarëve shqiptarë duke punuar vullnetarë në Urgjencën Kombëtare.

?Vullnetar për t?i shërbyer vendit.

Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t?i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.

Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion, menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh?, shkruan Allkja./CNA.al

Lajmet e fundit nga