Connect with Us

U ekzekutua sot në mes të Tiranës/ Artan Hoxha: Bujar Sofia ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura

Kronika

U ekzekutua sot në mes të Tiranës/ Artan Hoxha: Bujar Sofia ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura

Publikuar

-

U ekzekutua sot në mes të Tiranës/ Artan Hoxha: Bujar Sofia ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për atentatin që tronditi sot Tiranën, ku u vra në mes të kryeqytetit Behar Sofia, i njohur ndryshe si Fatmir Sofia.

Hoxha tregoi në Abc News se Sofia ka qenë emër i njohur për blutë, pasi më parë ai ka qenë anëtar i Forcave të Armatosura.

Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi., Këto janë vrasje me mesazh brenda. Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm.

Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej”, theksoi gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Skandali në Call Center në Tiranë/Supervizorja dhunon operatorët:Do ju nxjerr në rrugë

LEXO EDHE:  Berisha nuk përmbahet ndaj Fatos Klosit/ Është terrorist, s’bëri asnjë hetim për vrasjen e Remzi Hoxhës

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Video- “Fluturonte” në rrugët e Tiranës/Ja çfarë i bën policia

LEXO EDHE:  Skandali në Call Center në Tiranë/Supervizorja dhunon operatorët:Do ju nxjerr në rrugë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE