Connect with Us

Sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët në Berat

Sociale

Sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët në Berat

Publikuar

-

Ditën e sotme pritet të fillojë vaksinimi për bluzat e bardha edhe në qytetin e Beratit.

Vaksinimi do të bëhet në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” ku pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile.

Kujtojmë se pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

Kjo javë do të nisë me mot të qëndrueshëm, me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura.

Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe prite të jenë në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite , situata vjen në përmirësim.

LEXO EDHE:  Venecia foli qartë/ Jo vetting me drejtorët e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Një tjetër marrëveshje mes Ramës dhe Bashës?/ Përgjigjet Taulant Balla

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare dhe valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinimi masiv/ Manastirliu apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

Duke ju kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç,  të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Suprizat e motit/ Mos dilni sot pa çadër nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Moti merr kthesë/ Fundjava parashikohet me reshje shiu, shtrëngata dhe dëborë

Moti në vendin tonë sot do të jetë i paqëndrueshëm.

Sinoptikanët njoftojnë, se gjatë ditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.

LEXO EDHE:  Video-Demokratët i tregojnë vendin Bashës/ Je aleat i Ramës, jep dorëheqjen

LEXO EDHE:  Vendimi i KAS për fletën e votimit/ Tabaku: Prova e fundit se Rama ka frikë

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra./CNA.al

LEXO TE PLOTE