Connect with Us

Sondazhet/ Bardhi debat me Minxhozin: Socialistët mezi presin 25 prillin, do largojnë Ramën

Politikë

Sondazhet/ Bardhi debat me Minxhozin: Socialistët mezi presin 25 prillin, do largojnë Ramën

Publikuar

-

Sondazhet/ Bardhi debat me Minxhozin: Socialistët mezi presin 25 prillin, do largojnë Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka debatuar mbrëmjen e sotme për disa pyetje dhe qëndrime kritike ndaj opozitës.

Në një përplasje me Skënder Minxhozin për sondazhet, Bardhi deklaroi se fryma e fitores jo vetëm ekziston, por sipas tij është shumë e prekshme kudo në terren.

Bardhi i tha Minxhozit se mjafton të vijë një ditë në Elbasan ku ai gjendet çdo ditë, për të parë se si edhe socialistë të ndershëm, mezi po presin 25 prillin për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.

Sa i përket sondazheve, Bardhi u shpreh se një shifër e rëndësishme nuk merret parasysh, që janë ata që nuk preferojnë të përgjigjen. Ai pretendon se 30% e tyre janë logjikisht jo me qeverinë, pasi druhen prej saj.

LEXO EDHE:  “Deklaratat për detin të papranueshme”/ Lëvizja Vetëvendosje thirrje Ramës dhe ekspertëve

Për të parë frymën duhet të jemi në terren. Në Elbasan jo vetëm ka frymë për ndryshim, por takoj çdo ditë socialistë të ndershëm që mezi presin 25 prillin. 87% e shqiptarëve duan ndryshim, 81% janë më të pakënaqur me qeverinë, ka edhe elektorat që nuk e tregon votën ndryshe nga ata që e tregojnë hapur.

Ne nuk jemi ndarë nga LSI kemi zgjedhur taktikë elektorale që në pjesën dërrmuese të garojmë me dy lista që të maksimalizojmë votat, përfshirë edhe socialistët e mërzitur janë shumicë dërrmuese. Ka edhe qarqe ku do hyjmë me listë të përbashkët, pas 25 prillit dalim koalicion qeverisës”, deklaroi demokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parashikimi i Murrizit për zgjedhjet/ As PD, as PS nuk marrin 71 deputetë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët do kishin vjellë”/ Ironizon Murrizi: Shyqyr që vaksina bëhet në shpatull

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, asnjëra nga dy partitë e mëdha nuk do të marrë dot shumicën qeverisëse. Ai tha në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV se kjo është arsyeja pse ditët e fundit ka njëfarë flirti në distancë me krerëve të dy partive të mëdha.

“Shpresoj t’i fitojnë shqiptarët duke përzënë me votë lakmiqaarët që janë ndarë në kasolle. Mesa po shoh, asnjë nuk merr 71 deputetë. Këtë e kanë kuptuar edhe këta, prandaj i shkelin syrin njëri-tjetrit “hajde bashkëqeverisim”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Publikuar

-

Nga

Dorjan Teliti për databazën e PS/ Skandal, SPAK t’u japë shpjegim qytetarëve për të dhënat

Kandidati për deputet i PD-së Dorjan Teliti i bëri sot thirrje Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që t’u japë shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të tyre në rastin e databazës së rrjedhur në media dhe që pretendohet të jetë e PS-së.

Përballë kandidatit të PS-së Arben Pëllumbi në emisionin “Rinvote”, Teliti këmbënguli se të gjitha partitë kanë databaza për fushatën zgjedhore, por ato “duhet të përmbajnë informacione publike jo konfidenciale”.

Databazat duhet të ndërtohen bazuar në të dhënat publike, jo në të dhënat konfidenciale, databaza e PD-së ka informacionet e listave të votimit, dhe vendoset opinioni, apo mendimi i orientimit politik, deri këtu nuk është shkelur privatësia, në momentin kur futet numri i telefonit këtu shkelet privatësia,” – tha Teliti.

Në momentin kur nuk jepet në mënyrë vullnetare numri i telefonit, por merret pa dijeninë e tij, këtu shkelet konfidencialiteti,” – këmbënguli kandidati i PD-së duke hedhur dyshime mbi databazën e PS-së.

Teliti theksoi se telefonatat e kryera ndaj qytetarëve nga “Selia Blu” janë sondazhe dhe jo nga strukturat e PD-së.

LEXO EDHE:  E uruan me mesazh të kopjuar/ Andi Bejtja nuk përmbahet: Na ç… b…..

LEXO EDHE:  Mes politikës e artit/ Ramës i ndodh ajo që nuk pritej, në Gjermani

Jam vetë kandidat, por unë nuk kam marrë njeri në telefon, as stafi im, në rast se ju keni pyesni personat që mund ta kenë bërë,” – tha Teliti.

Inkurajojmë SPAK-un këtë skandal të radhës të qeverisë aktuale dhe t’u japi shpjegim qytetarëve se çfarë ka ndodhur me të dhënat e tyre konfidenciale,” – apeloi Teliti.
“Hera e parë që dëgjojmë që një databazë të ketë të gjitha numrat e telefonit, të gjitha adresat, janë vetëm strukturat shtetërore,” – vijoi ai më tej./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE