Connect with Us

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Shëndeti

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Publikuar

-

Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit

Me premtimin për kthim gradual në normalitet tani që shumë vende kanë filluar fushatat e vaksinimit, po ndizet debate për pasaportat e vaksinimit. Ata që e mbështesin këtë ide thonë se do të lejojë për lëvizjen e sigurtë të njerëzve, por të tjerët e kundërshtojnë duke ngritur pikëpyetje për diskriminim të atyre pa pasaportë:

Për muaj me radhë qytete turistike kanë qenë të boshatisura, por tani njerëzit kanë filluar të bëjnë plane udhëtimesh të ushqyera nga premtimi i vaksinës kundër COVID-it.

“Dua të shoh diçka tjetër përveç katër mureve të shtëpisë. Mendoj se shumë prej nesh këtu në Britani po vuajmë të njëjtin stres. Sa mirë do të ishte sikur të shihnim diçka ndryshe, mezi e pres,” thotë një britanik.

Ky padurim dhe shpresa për rihapje nga vaksinat ka rezultuar në shtim të interesimit për prenotimin e udhëtimeve turistike.

“Kemi filluar të shohim rezervime për në fund të verës. Shohim që njerëzit po shfaqin më shumë interes dhe po tregohen më aktivë në plane,” thotë Alan French, agjent udhëtimesh.

Në Britani, së shpejti njerëzve mund t’u kërkohet të hapin një aplikacion në celular që shërben si pasaportë për të vërtetuar se mund të frekuentosh bare e objekte publike.

Disa drejtues sektorësh e mbështesin këtë ide. Charlie Mullins drejton një kompani për punime hidraulike. Ai thotë nuk do të marrë në punë njerëz që nuk kanë pasaportë vaksinimi:

“Aktualisht njerëzit do të zvarriteshin pa rroba nëpër borë për të bërë vaksinën. Përse ta bëjmë kaq të komplikuar? Kjo mënyrë na jep mundësi ta vëmë situatën nën kontroll,” thotë zoti Mullins.

Nëse pasaportat e vaksinimit fillojnë të praktikohen në masë, ato mund të bëhen çelësi që u garanton njerëzve pjesëmarrje në grumbullime masive si festivale apo bankete, të cilat u anuluan gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Falsifikonte pasaporta/ Arrestohet 44 vjeçari

Por kjo ide ka hasur në rezistencë nga disa grupime.

Juristi David Samuels paralajmëron kompanitë dhe vendet që po e peshojnë këtë mundësi:

“Nëse bëhet fjalë për njerëz që kanë probleme të caktuara shëndetësore, ata mund të jenë të përjashtuar nga vaksina. Ka njerëz që nuk duan të vaksinohen për arsye ideologjike. Këta individë do ta shohin si të padrejtë përjashtimin nga shoqëria, pasi nuk kanë pasaporta vaksinimi”.

Kur bëhet fjalë për udhëtime ndërkombëtare, dalin ndërlikime të tjera që kanë të bëjnë me kornizën ligjore. Nuk pritet që kompanitë e fluturimeve ta përqafojnë idenë e pasaportave të vaksinimit:

“Mund të duhen 25 vjet për të rënë dakord për standarde ndërkombëtare për këto pasaporta. Unë mendoj se mjafton të kesh konfirmim nga mjeku i familjes apo klinika ku je vaksinuar,” thotë Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”.

Megjithë pikëpyetjet, shumë qeveri po analizojnë propozime për të kërkuar dokumentacion që vërteton se personi nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit.

Danimarka tha në fillim të muajit se po bashkërendon veprimet me bizneset për të krijuar një pasaportë dixhitale për vaksinën kundër COVID-it, duke e reklamuar këtë përpjekje si hap drejt normalizmit.

Duket se edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson e mbështet këtë ide:

“Nuk ka diskutim që këtë drejtim do të ndjekin shumë vende. Ato do të kërkojnë pasaporta vaksine kundër COVID-it, ashtu siç kërkonin provë se personi ishte vaksinuar nga ethet e verdha apo sëmundje të tjera. Do të praktikohet në shkallë ndërkombëtare”.

Ngaqë ende nuk dihet si do të ndryshojnë rregulloret nga një vend në tjetrin, shumë njerëz për momentin po bëjnë plane për udhëtime brenda vendit./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Një numër në rritje i shkencëtarëve po shkojnë drejt hipotezes se Covid-19, do te jetë një sëmundje sezonale që do të përsëritet në dimrat e ardhshëm. Për të mbështetur këtë hipotezë, ata paraqesin disa argumente:

1.Vaksinat nuk japin imunitet të plotë ndaj SARS-CoV-2;

2.Disa variante të reja të virusit janë shumë më pak të ndjeshme ndaj vaksinave të disponueshme;

3.SARS-CoV-2 është një koronavirus, një familje virusesh me sezonalitet të theksuar;

4.Vaksinat nuk u jepen fëmijëve në këtë kohë, gjë që kufizon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës.

Shkencëtarët vlerësojnë se duhet ndërmjet 70 dhe 80% e popullatës imune për të arritur këtë imunitet të tufës, e cila zvogëlon në mënyrë drastike qarkullimin e virusit.

Për më tepër, mbeten për t’u studiuar disa faktorë, veçanërisht mundësia e ri-infektimit nga SARS-CoV-2. Pacientët e prekur nga lloji i egër i virusit mbase mund të infektohen për herë të dytë me variante të reja. I vetmi imunizim i mundshëm i plotë do të ishte atëherë përmes një vaksine efektive kundër të gjitha varianteve të virusit.

LEXO EDHE:  U shisnin ID dhe pasaporta false kriminelëve shqiptarë/ Goditet banda e oficerëve grekë

LEXO EDHE:  U shisnin ID dhe pasaporta false kriminelëve shqiptarë/ Goditet banda e oficerëve grekë

Ekspertët konsiderojnë pesë lloje të strategjive të mundshme per te perballuar nje covid sezonal.

Një intensifikim i përpjekjeve të vaksinimit për të imunizuar popullsinë më shpejt sesa shfaqen variantet;

Monitorim nga afër i epidemiologjisë Covid-19 dhe në veçanti shfaqjen e varianteve të reja për të përshtatur fushatat e vaksinave në kohë reale;

Përmirësim i kapaciteteve te shtrimit dhe reanimacionit për të menaxhuar më mirë format e rënda të Covid-19, pa shkaktuar mbushje të shërbimeve spitalore;

Ulja e transmetimit gjatë muajve të dimrit përmes miratimit të masave të veçanta të edukimit shëndetësor;

Modifikim i sjelljeve individuale të rrezikut, veçanërisht në mesin e njerëzve më të ndjeshëm ndaj virusit (njerëz të moshuar, njerëz me sëmundje kronike).

Vetëm e ardhmja mund të konfirmojë ose mohojë kthimin në dimër të Covid-19 në vitet që vijnë, por secili vend mund dhe duhet të përgatitet për të, duke miratuar njërën ose tjetrën nga këto strategji.

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

LEXO EDHE:  Zbulohet sekreti i pasaportës së udhëheqësit komunist Kim Yong un

LEXO EDHE:  Vrasja e shoferit të Xhafajt/ Misteri që i mori jetën 31-vjeçarit

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE