Connect with Us

PD-ja e Vlorës vendoset në pronën e “trafikantit” që akuzoi vetë

Politikë

PD-ja e Vlorës vendoset në pronën e “trafikantit” që akuzoi vetë

Publikuar

-

PD-ja e Vlorës vendoset në pronën e 'trafikantit' që akuzoi vetë

Fiks Fare faktoi me zë, figurë dhe dokumente se selia e Partisë Demokratike e Vlorës, një ambient 349 metër katrorë, është aktualisht në pronësi të Gramos Murataj.

Në vitin 2018, kryetari i PD-së Lulzim Basha, Gent Strazimiri dhe Enkelekd Alibeaj e akuzuan Gramos Murataj se po pastronte paratë e klanit “Xhafa” në Vlorë dhe i cilësuan vëllezërit Murataj si bashkëpunëtorë të ngushtë të vëllait të ish ministrit Xhafaj.

Në verën e vitit 2018, Partia Demokratike nisi një sulm frontal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Krerët e PD-së sulmuan Xhafajn për të kaluarën kriminale të të vëllait, z.Agron Xhafaj.

Basha, Strazimiri dhe Alibeaj përmenden edhe emra të tjerë, që kishin lidhje me klanin “Xhafa” në Vlorë, siç e quanin ata. Emri më i lakuar ishte ai i z.Gramos Muratajt. Fiks Fare vëzhgoi faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku rezultoi se më 29 korrik 2018, në foltoren e PD-së, z.Gent Strazimiri akuzoi ish-ministrin Xhafaj për lidhje me gjyqtarë dhe me persona të dënuar.

Në atë kohë ai bëri këtë deklaratë; “A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?”.

Në  shtator të po atij viti, akuzat u përsëeirën edhe nga Enkelejd Alibeaj, i ciki do akuzonte bashkëpunëtorët e ngushtë dhe pjesë të bandës së Agron Xhafajt vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, sipas tij, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

“Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e regjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës” është shprehur Alibeaj.

Disa javë më vonë, PD-ja e ngriti stekën me akuzat, ku kësaj herë akuzat u bënë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai e akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, si njeriu që ndihmoi vëllain dhe ortakët e tij, vëllezërit Muratajt t’i fshiheshin drejtësisë italiane si dhe të shtinin në dorë pothuajse 1/3-ën e lojërave të fatit të Shqipërisë për të pastruar paratë e pista të drogës. Basha shkoi edhe me tej me akuzat, ku tha se klani Xhafaj- Murataj mbajnë prokurorë dhe politikanë në listën e tyre të pagesave.

Por, dy vite e gjysmë më pas, ky lumë akuzash për Xhafajn dhe vëllezërit Murataj nga ana e PD-së u harrua. Arsyeja? Selia e PD në Vlorë. Prona 349 metra katror, në të cilën është vendosur selia e PD-së në Vlorë, është pronë e njërit prej të akuzuarve, pikërisht e z.Gramos Muratajt. Prej disa javësh, PD-ja e Vlorëë ka ndryshuar adresë, duke u vendosur afër qendrës së qytetit, në një pallat 12 katësh, pikërisht në katin e dytë.

LEXO EDHE:  Intervistoi "bashkëpunëtorin X"/ Kush është "gazetari" që do të paraqitet në Prokurori?

Ndërtesa shumëkatëshe njihet ndryshe në Vlorë si “pallati i Ardian Kollozit”. Ky i fundit, ish deputet dhe kreu i PD-së së Vlorës. “Fiks Fare” bisedoi me disa banorë dhe pronarë dyqanesh në këtë pallat për pronësinë. Të gjithë njëzëri pohuan se pallati ishte në pronësi të ish deputetit Ardian Kollozi, madje edhe për selinë e PD-së mendonin se ishte pronë  e tij.

Por, Fiks Fare, më anë të dokumenteve faktoi se selia e PD-së ndodhej në pronë të “kriminelëve” siç vetë këta të fundit e kishin quajtur gati për një vit rresht.

Prej më shumë se dy vitesh, ambienti 349 metra katrorë, ku është vendosur selia e PD-së është në pronësi të familjes Murataj! Më saktësisht, e z.Gramos Muratajt, një emër i njohur dhe i lakuar nga PD-ja.

Fiks Fare kërkoi zyrtarisht në Kadastrën Vlorë dokumentet e ambientit 349 metër katrorë. Sipas një dokumenti, Kadastra kthen përgjigje se “në sistemin me kartelë pasuria me numër 26 / 187, e llojit ‘njësi’, me sipërfaqe 349 metër katrorë, është në emër të z.Gramos Murat Murataj.

Prona është përfituar me titull pronësie, kontratë shitje në datën 6 gusht 2018”. Sipas një dokumenti tjetër, shitësi “Blu Horizont 2005” i ka shitur pronën z.Murataj për 100 mijë euro. Sipas QKB-së, firma shitëse është në pronësi të familjes Kollozi.

Bashkëlidhur, Kadastra i vuri në dispozicion redaksisë së Fiks Fare të gjithë dokumentet shoqëruese të kësaj prone. Në një dokument tjetër, emri i z.Gramos Murataj është shënuar pikërisht në gusht 2018. Prona, ku është aktualisht PD-ja, ka qenë me masë kufizimi. Por sipas dokumentave, Gramos Murataj, në shtator 2018, në kohën kur eksponentë të Partisë Demokratike e akuzonin se po pastronte paratë e klanit Xhafaj, bën një pagesë prej 100 mijë eurosh për heqjen e kufizimeve.

“Pra, thotë Kadastra, pronari aktual i pasurisë 26 / 187, është Gramos Murat Murataj”. I njëjti person që Partia Demokratike e akuzoi në 2018 -ën për lidhje me klane mafioze. I njëjti person që PD-ja i mori në 2021-shin ambientin për selinë e PD-së së Vlorës!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE