Connect with Us

“Pashë fëmijën të vdekur, nuk e ngrita zërin dhe e pësova…”/ Thirrja e dëshpëruar e babait

Denoncim

“Pashë fëmijën të vdekur, nuk e ngrita zërin dhe e pësova…”/ Thirrja e dëshpëruar e babait

Publikuar

-

“Pashë fëmijën të vdekur, nuk e ngrita zërin dhe e pësova…”, thirrja e dëshpëruar e babait

Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncoi në emisionin “Stop” humbjen e të birit vetëm 23 vjeç më 31 Janar të këtij viti në një aksident rrugor, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e vet në autostradën Fushë Krujë-Laç. Mjeti, ndikuar nga pellgjet me ujë në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut, u zhvendos dhe u ngul në trafikndarëse.

Pikërisht, ky është edhe problemi. Përgjatë gjithë autostradës, ka shumë ndërprerje të trafikndarëseve dhe ato janë bërë shkak për shumë aksidente, pasi nuk janë të pajisura, as me sinjalistikë e as nuk janë me linjë të pjerrët, të futur në tokë. Gjegjaj thotë se kërkon që fatkeqësia e tij të mos i ndodhë askujt tjetër.

“Doja ta ngrija zërin atëherë, nuk e ngrita… e pësova. Në gjithë vendet e botës që kemi shëtit, këto llamarinat futen në tokë. Këtu i kanë lënë si shpata. Djalin tim e ka nxjerrë ajo gropa e ujit aty që është me defekt dhe që e dinë të gjithë kalimtarët këtu se është me shumë defekt. E ka nxjerrë uji atje dhe e ka ngul këtu në llamarina. Është i njëjti aksident që ka ndodhur, kur unë vetë kam asistuar për ta nxjerrë. Çuni ka ndenjur në llamarina për 45 minuta. Nga të gjitha faktorët na dolën shumë keq për arsye se zjarrfikësja erdhi dhe nuk u ndez gjeneratori, pastaj u prish pinceta që këpute llamarinat. Çuni qëndroi për 45 minuta aty dhe nuk e nxorrëm. Pas 45 minutash atëherë e kemi nxjerrë, por pa jetë se i kishte hyrë llamarina në bark dhe nuk arriti të shpëtojë. Shqetësimi ishte që nuk e ngrita shqetësimin atëherë kur pashë djalin e vdekur, tani të ngre zërin me humbjen e djalit tim që të mos ndodhë. Nuk dua që t’i ndodhë dikujt më se po qenë këto hekura kështu, këto gjithmonë do kenë. Shikoje rrugën, se ngaqë mban lagështirë rruga. Një pikë uji e sposton makinën. Është aq e dhimbshme saqë u ndaltë tek djali im dhe mos e provoftë kush më, prind këtë lloj historie. Aksidenti është si me qenë me ta vjedh fëmijën”, tha ai.

“Pashë fëmijën të vdekur, nuk e ngrita zërin dhe e pësova…”, thirrja e dëshpëruar e babaitOPGJ-ja që ka ndjekur rastin thotë se janë kryer veprimet hetimore, por shkakun e aksidentit e vendosin ekspertët. Materialet janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Për mungesën e sinjalistikës dhe problematikën e rrugës, janë vënë në dijeni pronarët e rrugës dhe ARRSH.

LEXO EDHE:  Vajza e pacientit me COVID denoncon/ Babait i kanë marrë portofolin me lekë dhe unazën

OPGJ: Unë kam kryer veprimet e para hetimore. Shkakun e aksidentit e vendosin ekspertët. Materialet janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Janë thirrur dy ekspertë dhe ata, brenda afatit ligjor, do të kryejnë këtë akt ekspertimi.

Gazetari: Deri tani, nuk e kemi një akt-ekspertimi?

OPGJ: Jo, nuk e kemi një akt ekspertimi të tillë. Kushtet e motit kanë qenë me reshje shiu të dendura. Ka patur pellgje uji.

Gazetari: Këto elementë rrugorë, duhet të jenë kështu, apo?

OPGJ: Janë shënuar që të gjitha te këqyrja. I kam te vendimi.

Gazetari: Juve mund të na tregoni disa detaje, pra që nuk e prishin këtë hetimin. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur…

OPGJ: Nuk kam, se ç’të tregoj më shumë.

Gazetari: Këto elemente duhet të jenë kështu apo duhet të merren masa?

OPGJ:  Patjetër që duhet të merren masa! Shkaqet, se pse ka ardhur aksidenti, i përgjigjen ata. Për mungesën e sinjalistikës dhe problematikën e rrugës, u është bërë me dije pronarëve të rrugës dhe ARRSh. Kanë njoftime zyrtare, duhet të jenë në dijeni.

Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shpjegon çfarë ka ndodhur dhe thotë, se duhet patur vëmendje te gropat, që mbajnë ujë, që kur dëmtohen, nuk riparohen. Sipas tij, rrugët duhet të kenë edhe sinjalistikë orientuese.

Unë do thosha që u duhet kushtuar vëmendje eliminimit të gropave në rrugë që mbajnë ujë, por edhe elementëve të tjerë që nëse humbet kontrollin të mos përfundojë jashtë rruge, siç është rasti siç shpjegoni. Përgjithësisht këto elementë rrugorë kur dëmtohen nuk riparohen. Policia nuk i evidenton këto dëmtime me qëllim që edhe ARRSH të ketë ku t’i marrë këto lekë për riparimin e tyre. Në radhë të parë duhet të përgjohen këto elementë të sigurisë rrugore të vendosura jashtë standardeve, pra duhet ushtruar një kontroll dhe duhen riparuar”, tha Hoxha./tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Kam hedhur firmë këtu”/ Çfarë deklaron doktori që nxori me epikrizë 26-vjeçaren

Publikuar

-

Nga

“Kam hedhur firmë këtu"/ Çfarë deklaron doktori që nxori me epikrizë 26-vjeçaren

Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. Ajo tregon se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij, dhe për këtë arsye ka vendosur që të divorcohet. Por edhe pse kishte menduar se me divorc mund të mbyllte problemet, ato janë shtuar. Ajo tashmë ka një urdhër-mbrojtjeje nga gjykata, por i kanë nxjerr probleme me kujdestarinë e fëmijës.

E reja tregon se gjatë procesit gjyqësor për divorcin në gjykatë janë paraqitur disa dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një çrregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim.

Unë jam gati që të bëjë të gjitha kontrollet mjekësore për të vërtetuar se nuk kam asnjë problem“, thotë 26-vjeçarja. Nga ana tjetër pas divorcit 26-vjeçares i është bërë një kallëzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.

Pas këtij kërkesës së ndihmës tek emisioni “Stop”, 26-vjeçarja ka zhvilluar një takim  me mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili kishte firmosur se nëna e re kishte epikrizë. Doktori pranon që ka firmosur në dokument, por thotë se nuk e dinte se për çfarë kishte firmosur.

Firma dhe vula është e imja. Këtë epikrizën përcjellëse, e nxjerr statistika, nuk e kam nxjerrë unë. Unë kam mbaru operacionin e gjërat e tjera, mua mund të më sjellin sa të duash epikriza. “Doktor firmose, vulose”! “A e kam operuar unë?” “Po”. Kam hedh firmë këtu bum, bum!

Që ta dish, s’ke hak e hile prej doktor Bertit në këtë muhabet, më vraftë Zoti, në qoftë se unë di gjë në këtë punë! Epikrizën nuk e kam dhënë unë, sepse e nxjerrin nga kartela, se kush e ka nxjerrë nga Statistika duhet ta kenë ata, se unë s’kam shkuar me e nxjerrë kastile në botë.

Unë nuk të mbaj mend ty, mua s’më ka ndodh ndonjë rast. Ne na çohen gratë dhe shkojnë e hyjnë në sallë të operacionit vetë. Ti muhabetit shkoi deri në fund, nuk kam fare për ça pisllëku kanë dashur të bëjnë ata“, ka qenë kjo deklarata e mjekut gjatë takimit me të renë.

LEXO EDHE:  Vajza e pacientit me COVID denoncon/ Babait i kanë marrë portofolin me lekë dhe unazën

LEXO EDHE:  Thuajini stop celulitit me këtë pije

Duke qenë se mjeku pranon që nuk ka përpiluar asnjë dokument, “Stop” ka ndjekur të renë e cila ka kërkuar shpjegime nga zyra e statistikës në spital. Por dhe punonjësit në këtë zyrë thonë se nuk kanë përpiluar asnjë dokument që ta nxirrnin atë me epikrizë.

Denoncuesja: Unë jam e interesuar të di, kush e ka marrë këtë epikrizë, pasi vetëm unë kam të drejtë ta marr?

Punonjësja: Edhe të duash ti, nuk ia japim njeriu tjetër.

Denoncuesja: Epo dua ta di kush e ka marr me emër-mbiemër..!

Punonjësja: S’e di unë, ne nuk japim, veç personit fizik me kartë identiteti.

Denoncuesja: Atë doja të dija unë, kush e ka marrë?

Punonjësja: Jo, jo me kartën tënde, pa qenë ti, nuk e japim.

Denoncuesja: Unë nuk e kam marrë pra!

Punonjësja: Atë tani nuk e di, ke unë ke ardhur ti? Ke kërkuar gjë?

Denoncuesja: Jo pra!

Punonjësja: Kujt duhet t’i kërkoj llogari, se kush e ka marrë?

Punonjësja: Mjekut!

Denoncuesja: Mjeku më tha, që nuk e di, duhet të pyesësh te Statistika!

Punonjësja: Te Statistika, s’ka pse të adreson këtu ai! Në statistikë, po nuk erdhe ti, unë nuk dal këtu!

Por as tek zyra e statistikave nuk i kanë dhënë zgjidhje të resë, e cila tashmë vijon gjyqin dhe rrezikohet që t’i merret fëmija me dokumente të falsifikuara të cilat e nxjerrin me epikrizë dhe probleme mendore./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Donin ta nxirrnin me probleme mendore/ Psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Donin ta nxirrnin me probleme mendore/ Psikiatrja zbulon skemën e manipulimit të vjehrrës së 26-vjeçares

Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe këta të fundit kanë tentuar ta nxjerrin me probleme mendore me dokumente të falsifikuara, është edhe më e trishtë.

Emisioni “Stop” zbuloi se epikriza që ishte firmosur për të ishte e pavërtetë dhe kjo gjë u pranua si nga mjeku që e kishte firmosur dhe nga punonjësja e zyrës së statistikave nga maternitet. Por problemet për të rënë vijojnë edhe më tej.

Për të rezulton një dokument nga një klinikë e mjekes psikiatre Fatime Elezi, se është me probleme mendore dhe që ka lëshuar një recetë për ta mjekuar. Denoncuesja 26-vjeçar e pajisur me një kamerë të fshehtë nga emisioni “Stop” ka shkuar në klinikën e mjekes Elezi dhe kjo e fundit pranon që ka lëshuar një recetë për të, por deklaron se nuk e ka paciente dhe nuk e ka tanuar më parë.

Mësohet se gjithçka është bërë nga ish-vjehrra e 26-vjeçares, Alma Ibrahimi, e cila është shtirur si nëna e denoncueses.

Mjekja: Unë kam thënë në Prokurori, që nuk e kam parë asnjëherë… Më ka ardhur mami i vet, e prezantuar me emrin Refije, Alma, 2 emra, Refije në pasaportë, Alma më thonë.

Denoncuesja: A ishte flokë të zeza..?

Mjekja: Flokë të zeza, kaçurrela, e shkurtër, e dobët, kështu ishte. Dëshmia ishte kjo: “Më ka ardhur një zonjë, është prezantuar si mami, me emrin Alma. Filloi të qajë, paraqiti ankesat e veta, kam vajzën e sëmurë dhe tha: të lutem më jepni një recetë, që ta kem për në Gjermani!

Ajo duhet të procedohet dhe kaq, sepse është manipulatore! Ti kaq thuaj, ore njeri receta është e 13: 05, unë kam ik nga shtëpia në 2019 dhe s’ka asnjë lidhje.

Por problemi i 26-vjeçares nuk mbaron këtu. Për çështjen e divorcit është caktuar një psikologe, e quajtur Najada, që haptazi mban anën e ish-burrit të denoncueses.

LEXO EDHE:  Fillimi i shkollës në kushtet e Covid/ Drejtoresha e OBSH në Tiranë: Familjet s’kanë pse tensionohen

LEXO EDHE:  “Vetëm jeta nuk vjen dy herë”/ Rama mesazh qytetarëve: Kudo ku ka nevojë do të vijmë!

Psikologe Najada: Domethënë, ti s’ke komunikim me Hoseliton?

Denoncuesja: Jo, jo.

Psikologe Najada: Domethënë ti për punën e fëmijës, që të vijë ta takojë, Hoselito, nuk ke problem për këtë pjesë?

Denoncuesja: Unë dua çdo gjë me vendim gjykate, në mënyrë ligjore se nuk u kam besë.

Psikologe Najada: Eh tani, dëgjo! Nuk përbën rrezikshmëri, në qoftë se ai është, të mendosh..,nuk mund ta kontrollojmë në çdo moment, ka konsumuar ashtu ai, apo s’ka. Kush është ai baba, që të jetë në një gjendje siç je dhe ti, nënë, që të shkojë të takojë fëmijën, në gjendje, që mendon ti?

Denoncuesja: Po ku i ka faktet që ka ardhur që të kërkojë vajzën?

Psikologia: A të ka marrë Hoselito në telefon? A të ardhur Hoselito vetë prezent? A ka ardhur të takojë fëmijën?

Denoncuesja: Asnjëherë.

Psikologia: Po mirë tani, në qoftë se vjen Hoselito, për të takuar fëmijën, ti e pengon. Kjo është pjesa?

Denoncuesja: Ku të vi ta takojë, ku do ta takojë vajzën?

Psikologia: Të vijë atje moj, në Tropojë! Po do jem dhe unë prezente aty. Do jem unë, do vij dhe ai të takohet prezent, të shikohet marrëdhënia, të afrohet njëherë fëmija me babanë se ka kaq kohë.

Denoncuesja: Me prezencën tuaj po.

Psikologia: Po pra sigurisht. Pastaj atë e vendos Gjykata, si do çmojë Gjykata lënien për rritje dhe edukim për fëmijën.

Lidhur për këtë çështje vendimin e fundit do ta japë Gjykata e Elbasanit./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i Stop/ Gruaja nxirret me depresion, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i Stop/ Gruaja nxirret me depresion, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës

Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë. Pas lindjes, ajo thotë, se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij.

Lidhur me këtë ngjarje, është pajisur me urdhër-mbrojtjeje një vjecare. Pas këtij momenti, i ka ardhur kërkesë- padia nga avokati i bashkëshortit, për zgjidhjen e martesës dhe kujdestarinë e vajzës.

Për të përligjur kujdestarinë, ishin bashkëngjitur dy dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një crregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim.

Gjatë kësaj kohe, nënës së re, i është bërë një kallzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.

LEXO EDHE:  “Vetëm jeta nuk vjen dy herë”/ Rama mesazh qytetarëve: Kudo ku ka nevojë do të vijmë!

LEXO EDHE:  Vajza e pacientit me COVID denoncon/ Babait i kanë marrë portofolin me lekë dhe unazën

Denoncuesja takon mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili thotë, se e ka hedhur firmën në dokumentin e epikrizës, pa e ditur, se cfarë firmoste./tv klan

LEXO TE PLOTE