Connect with Us

Nga Aleksandër Çipa/ Rreth dritës artist-dashëse të librit “Njerëz me dritë”

Kultura

Nga Aleksandër Çipa/ Rreth dritës artist-dashëse të librit “Njerëz me dritë”

Publikuar

-

Aleksandër Çipa bën parashikimin e papritur/ “Në fund të vjeshtës do kemi zgjedhje të parakohshme”

Në gati dhjetë vitet e fundit, ndërsa unë shënoj gjysëm shekulli jetë dhe im Atë po i afrohet fundit të shekullit), kam dëgjuar shpesh prej tij për një sfidë të humbur: “Nuk bëj dot këngën për Babain. Poetët nuk e bëjnë dot këngën për babain!”

Këtë pohim dorëzimi dhe pazotësie ma ka përmendur shpesh herë gjatë muajve dhe ditëve me dhimbje të përbindshme të vitit 2020. Një kohë e cila është e gjitha një tablo e zymtë dhimbjesh dhe lëngatash fizike të tij, një periudhë e gjitha lotimesh dhe mërzish për ne: familjen, nënën me katër djem dhe një vajzë.
Në fillim të vitit 2020, im Atë, nisi të vuante prej dhimbjesh që vinin prej “fjetjes” së gjakut në trupin e tij. Nga kjo drumitje, sikurse shprehet ai, e gjakut nëpër trup, të parat që po i ndëshkoheshin ishin këmbët. Kalcifikimi i enëve të gjakut dhe gangrenizimi i gishtërinjve dhe krejt shputës së djathtë, në dy herë të njëjpasnjëshme ndërhyrjesh kirurgjikale, ia humbën atë.

Në këto përpëlitje të përbindshme, humbi hapin dhe lëvizjen. U mbërthye burri që kishte konsumuar gjithë versionet e udhëtimit në jetë. Ndali hapin e palodhur të këmbëve të veta. Dhe jeta e tij në raport me lëvizjet është e pangjashme me të dikujt tjetër. Më së shumti, lëvizja nëpër jetë është ende e pakrahasueshme me të dikujt tjetër. Aq më tepër kur kjo jetë shkoi nëpër kohë të gjata me pamundësi për lëvizje dhe mospasje tronditëse mjetesh për udhëtime në territore dhe qendra të republikës sonë.

U lind në fushë me lule. Shtegtoi në pelena drejt maleve të Vetëtimës dhe fëmininë e kaloi nëpër të gjitha llojet e shkathtësive fëminore në Pilur. Ndërsa po e linte fëmininë, u ndodh në Vlorë me familjen e vet, duke shpurë në qytetin e deteve, melosin e këmborëve dhe zileve, si një orkestër të paheqshme prej mendjes së tij udhëtare dhe metafora mbjellëse. Në adoleshencën e tij prej vlonjati të shkathët si era nëpër brigje, Themistokli Mone, profesori i muzikës së hollë vlonjate, ia shquajti talentin vjershërues. Ndërkaq, në qenien e tij po ngjizej një pasion dhe talent në ngjitje për këngën dhe kryesisht për polifoninë shqiptare.

Në tri vite, ushtrinë e shkoi në Korçë dhe Maliqin e ftohtë të fillim viteve ’60-të. U rikthye sërish në Vlorë dhe në 1966, rikthehet në Pilur, në fshatin mbi re, ku do të ngrinte “folenë” më magjike të këngëve të tij me jehonë nëpër Atdhe. Por edhe pasi e ngre këtë “fole të këngës” me Grupin e Pilurit në vendlindjen e të parëve, sërish ai nuk rresht udhëtimet. Është në udhë parreshtur; mes Himarës, Vlorës, Tiranës, Krujës, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës. Në më shumë se 60 vite hapi i tij nuk ndali dhe këmbët e veta nuk ndien lodhje apo ndalim. Por lëvizjen më imponuese dhe udhëtimin më të magjishëm At-krijuesi, e realizoi kaq gjatë nëpër kohë, me artin vetiak.
Krijimtaria e tij përfshin artin e fjalës, të këngës, të interpretimit dhe formave të tjera të materializuara që gjallojnë dhe ndeshen në fonoteka dhe veçanërisht librat e tij autorialë. Këtë materie ende të pastudiuar mjaftueshmërisht prej shkencës kulturologjike dhe institucioneve kërkimore shkencore të filologjisë dhe albanologjisë, e krijoi dhe mblodhi duke e materializuar përgjatë gjithë udhëtimit të jetës dhe krijimit. Nuk i ndau kurrë nga njera-tjetri, në asnjë grimë kohe.
Udhëtimi dhe kontributi i At-krijuesit tim në jetë, vazhdojnë deri në këto ditë të mugëtirës së tij fizike të fillim vitit 2021. Edhe kur humbi këmbën, nuk e njohu zvarritjen.

Jeta e tij ka pasur një ndarje të padrejtë mes fëmijëve biologjikë dhe artit, poezisë dhe Grupit të Pilurit e polifonisë shqiptare në përgjithësi. Këtë raport aspak proporcional e ndërtoi vetvetishëm, pa menduar se krijesave biologjike do t’u hynte në pjesë dhe mund t’u merrte mërinë siç mund të ndodhë rëndom. Mes ne fëmijëve dhe At-krijuesit, në gjithë kohën e jetës, u lartua nëna jonë, Qerana. Modeli i një zonje shtëpiake shqiptare që me qeshjen “verbon dritën dhe më lotin tret gurin”. Mes tyre ,burrë e grua, na shkëlqeu dhe u lartësua në sy e ndërgjegje një shtatore në lëvizje e jetës me elemente dhe fragmente ferri dhe e qenësisë së magjishme njerëzore.

Shtëpia jonë prindërore i përcolli kohët në të dy katet e veta, duke mbajtur në fuqi kontrastin e së njëjtës përmbajtje. Kati i parë, ku ishte kuzhina, varfëria kishte fytyrën migjeniane të saj në vitet 1967-1992. Ndërsa kati i dytë , ku ishte studio dhe biblioteka, matej dhe ekspozohej horizonti jonian si oborr i afërt dhe i largët i kulturës dhe pasionit kombëtarist të familjes. Këto ishin format e veçanta të territoreve të shkelshme dhe të imagjinueshme, nëpër të cilat udhëtonte dhe lëvizte si askush tjetër im Atë.

LEXO EDHE:  “Kam shkruar faqet e para”/ Surpriza e radhës nga Nard Ndoka

Të gjithë ne, fëmijët biologjikë të tij, i mërguam qysh në adoleshencë shtëpisë prindërore në Himarë. Unë drejt Gjirokastrës pa iu larguar asaj prej gati 25 vitesh dhe të tjerët drejt Vlorës dhe Tiranës e dikush disa vite në emigracion. Ndërruan kohët dhe u shembën mitet e lëvizjes së dikurshme. U krijuan modelet e distancave të reja në kohë të lirisë dhe mundësive për lëvizje. Ndryshuan shpejtësitë dhe humbën disa stacione, por u zbuluan gjithaq shumë më tepër për këdo. Por Ati, nisi një udhëtim të mundimshëm prej artisti dhe besniku, në një kah tjetër. Në kahun e mos-lëvizjes nga guri i vet. Dekadat i priti dhe përcolli në Himarë. Aty tek gurët dhe dallgët e detit, tek lisat dhe brigjet e Pilurit apo Akrokerauneve. U ngul në ato vise Labërie, ku imagjinata dhe imazhet e tij kodifikoheshin në tekste të reja këngësh dhe interpretime të ndryshme polifonësh. Vijoi udhëtimet dhe punën për opusin e vetë artistik dhe poetic, duke mos u dhënë më prioritet lëvizjeve me këmbë. Stacionin e injoruar të shëlbimit ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së vet me shërbesat sociale dhe përkujdesin prej kryefamiljari, paimagjinueshëm e riktheu si imazhin e vetëm dhe sublim të raportit psikologjik me fëmijët dhe të afërmit e gjakut të tij. Në këtë mënyrë, ia doli që jo vetëm për fëmijët, por për krejt kurorën e tij gjenealogjike të lartësonte ndërgjegjësisht aureolën e një krenarie dhe besimi. Se, sikundër e thotë dhe vetë, beteja me trashëgiminë “nuk çmohet nga përtypja, por nga nderi dhe vlerësimi’.

Në këtë mënyrë ne kemi mbërritur në ditët e mugëtirës së jetës fizike të tij. Sot gjendet në stacionin më të rëndësishëm të peshimit, vlerësimit të udhëtimit shtues dhe lartësues, së veprës dhe punës së tij njerëzore dhe krijuese. Ati nuk i cenoi kurrë dashuritë serioze; ato themeloret, si për shembull atë për kombin, atdheun, polifoninë dhe poezinë. Në të gjitha dashuritë ti je serioz, në disa prej tyre madhështor. Në disa nga më të bukurat, edhe mizorisht poetik.
Libri “Njerëz me dritë” është mishërim i një materiali shkrimor që është derdhur prej ndërgjegjes dhe zemër-trokitjeve, prej talentit natyral për të thënën dhe sinqeritetit sui generis të shprehjes së Lefter Çipës. Ua kushton atyre që i ka dashur dhe çmuar, nëpër gjithë kohën dhe kohët e jetës vetiake. Ata janë kontribues të lartimit dhe ndihmesës përgjatë udhëtimit të mundimshëm të tij nëpër art dhe nëpër këngën shqipe. Flet me gjuhën e vet. Shkruan me shqipen e tij. Lëvdon dhe peshon sipas një gjuhe jo të kontrolluar prej kritereve akademike apo studimore, por prej një ligjërimi që nuk shkëputet nga bashkëautorësia me natyrën dhe elementet përbërës të etnogjeografisë dhe antropologjisë shqiptare. Janë “njerëzit me dritë”, për kulturën dhe kombësinë shqiptare, dy dimensionet më simetrike të ndërgjegjes së At-krijuesit tim Lefter.

Është miku i madh i tij Dritëro Agolli. Bashkëpatrioti i shquar Petro Marko. I shumëdituri Dhimitër Shuteriqi. I dashuri deri në gjak Xhevahir Spahiu. Sharmantja Justina Aliaj. Janë të fjeturit e gjallë si Aleksandër Lalo, Nexhmie Pagarusha, Albert Verria, Adem Demaçi, Haxhi Dalipi etj, etj.
Në të njëjtën kohë, janë edhe polifonët e magjishëm të tij. Janë ata, të shquarit e Grupit të Pilurit. Në kushtimet dhe përcaktimet eseistike, në profilet dhe reçencat për personalitete të shquara të letërsisë, interpretimit, kulturës, polifonisë, muzikës dhe atdhedashurisë shqiptare, autori i këtij libri u ikën kritereve tradicionale dhe rigoroze. I përmbahet besnikërisht një sistemi tradicional dhe konservator, të përcaktimit dhe gjykimit si personalitete dhe si autorë me sprova të fituara vlerash në skenën kulturore të Shqipërisë së 100 viteve të fundit.

Gjatë kohës që lëngoi, bashkëkomunikuesve dhe ne, fëmijëve të tij, na bëri dhuratë-porosi një pjesë të madhe të epistolateve dhe sentencave të këtij libri. Ndonjë prej tyre na ka humbur prej pavëmendjes apo harresës. Një peng që ndoshta nuk e zhbëjmë dot.
Gjithsesi, prej tij ne ishim me fat. Nuk shijuam vetëm fatin e këngës apo poezisë, por mësuam se si t’i shquajmë dhe t’i duam, posaçërisht në jetë dhe tek Atdheu, “njerëzit me dritë”.
*Djali i madh i autorit
( Parathenie e librit “Njerez me dritë”, autor Lefter Çipa, botuar nga Botime M&B, Tirane 14.02.2021)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

‘E kam dashur që në adoleshencë’/ Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh

Publikuar

-

Nga

‘E kam dashur që në adoleshencë’/ Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare zhvilloi sot një takim me të rinjtë  e qytetit të Vlorës, për të folur për librin “Kohë për rrëfim”.

Kadare  u rikthye në qytetin bregdetar pas 20 vitesh, ku theksoi se ka mbet i kënaqur me mirëpritjen dhe se ka pësuar shumë ndryshime të mëdha.

 “Shoh një Vlorë më të bukur”, tha shkrimtari duke iu referuar ndryshimeve të ndodhura. “Vlora është qytet i dashur për letërsinë, që e kam dashur që në adoleshencë. Na ka mirëpritur gjithnjë me një cilësi hyjnore që vijon ta ketë edhe sot.

Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime”, tha Kadare. Shkrimtari iu përgjigj  pyetjeve të të rinjve plot humor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

149 vjetori i lindjes së Asdrenit/ Historiani Niko Kotherja përkujton rilikun e madh të Rilindjes

Publikuar

-

Nga

149 vjetori i lindjes së Asdrenit/ Historiani Niko Kotherja përkujton rilikun e madh të Rilindjes

Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar sot datëlindjen e njërit prej përfaqësuesve më dinjitozë të Rilindjes shqiptare, autorit të himnit të flamurit, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni).

“Si sot, 149 vite me pare, me 11 prill 1872, u lind ne Drenove te Korces, autori i Himnit te Flamurit dhe njeri prej perfaqesuesve me dinjitoze te Rilindjes Shqiptare. Asdreni padyshim qe ben pjese ne radhen e figurave me te shquara kombetare, me kontribute te shumaneshme, si poet, perkthyes, veprimtar i dalluar i levizjeve patriotike dhe diplomat.

Ne foto: fragment dokumenti i Kolonise Shqiptare te Bukureshtit me vule dhe nenshkrimin e Asdrenit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ikona e humorit/ Arben Dervishi feston sot ditëlindjen

Publikuar

-

Nga

Ikona e humorit, Arben Dervishi feston sot 58 vjetorin e lindjes së tij. Ai është një ndër aktorët e mirënjohur shqiptar.

Dervishi njihet për pjesëmarrjen e tij në teatrin e Korçës dhe për filmat e tij, të cilët janë nga filmat më të preferuar komikë shqipëtar. Ai dallohet për sensin e tij të thellë të humorit.

Arben Dervishi ka lindur në vitin 1963 në një fshat të Korçës; Biranj dhe ndoqi studimet në ‘Akademine e Arteve’ në Tiranë.

Aktori i njohur ka marrë pjesë në shumë filma me personazhe të ndryshme në humor ku ka luajtur mbi 100 role ne skece e forma te shkurtra dramaturgjike per teatrin e varietese, si ne shfaqjet: Pse te mos qeshim, Vesh me vesh, Si t’ia veme emrin, Qyteti i endrrave, Na falni per vonesen, Ku e lame fjalen? A. Dervishi eshte aktor energjik, operon me elementet e burleskut, por pa e perdhosur vertetesine dhe organicitetin e ndjenjes komike; ka aftesine e krijimit te karaktereve te mevetesishme: njerez te rendomte, pijanece, mashtrues, mburravece etj.

Por prej vitesh i mungon skenës Shqiptare sepse më pas ju desh të largohej sepse familjarët e tij dëshironin të jetonin në Amerikë, ku aktualisht po jeton dhe vazhdon jetën.

LEXO EDHE:  2 albume muzikore dhe një libër filozofik/ Bëhuni gati pasi Kanye West po rikthehet fuqishëm!

LEXO EDHE:  2 albume muzikore dhe një libër filozofik/ Bëhuni gati pasi Kanye West po rikthehet fuqishëm!

Por për publikun Shqiptar Dervishi mbetet po aq i dashur dhe i preferuar sa dikur./ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE