Connect with Us

Në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19/ Albana Fico: Këto tri shenja e vërtetojnë

Shëndeti

Në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19/ Albana Fico: Këto tri shenja e vërtetojnë

Publikuar

-

Në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19/ Albana Fico: Këto tri shenja e vërtetojnë

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha për Euronews Albania se të dhënat e javës së fundit që lidhen me qëndrueshmërinë e pozitivitetit të mostrës dhe fakti që transmetueshmëria është ulur, ishin indikatorë që e çuan Komitetin e Ekspertëve drejt vendimit për lënien në fuqi të masave ekzistuese anti-COVID.

Sipas saj situata mbetet delikate, por akoma është nën kontroll dhe e adresuar mirë.

E pyetur lidhur me mostrat e dërguara në laboratorin britanik për të vërtetuar nëse mutacione të virusit po qarkullojnë në vend, znj. Fico shpjegoi se procedura deri në daljen e përgjigjes është e gjatë, ndërsa shtoi se ndryshimet që janë vënë re në sjelljen e virusit gjatë javëve të fundit janë provë se në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19.

“E rëndësishme është të kuptojmë se ne kemi tre gjëra që i kuptojmë edhe pa përgjigjen e tyre: kemi pasur mostra të dyshuara, kemi një ndryshim në dinamikën moshore; është një tjetër element që s’e kemi parë me virusin e parë dhe së treti edhe sëmundshmëria ka ndryshuar fytyrë në disa persona. Kjo ngre më shumë dyshime për ekzistencën e tyre, por qëllimi është të ndërpritet zinxhiri i infeksionit”, tha znj. Fico.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve/ Rezultojnë pozitive dy vajza në Kamëz

Ajo apeloi që të vijohet me vigjilencë zbatimi i masave anti-COVID, pasi siç tha ende s’e kemi fituar betejën me virusin

“Virusit nuk kemi ç’i bëjmë në ndryshimet gjenetike që pëson, por duhet të zbatojmë masat”, tha znj. Fico./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2684 estime dhe kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 7 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Nëna 80-vjeçare mposht koronavirusin/ Pas 14 ditësh në Spitalin Infektiv kthehet në shtëpi

LEXO EDHE:  Meta takim me 7 mjekët italianë/ Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat tuaja

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238
Të shëruar në 24 orë     517
Të shtruar në spitale      221
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2684

Testime totale            589,607
Raste pozitive             128,393
Raste të shëruara        97,723
Raste Aktive                 28,353
Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19959
Fier      2483
Durrës  1195
Gjirokastër  1202
Shkodër  1015
Korçë   738
Vlorë     646
Kukës    323
Dibër    347
Elbasan  255
Berat    88
Lezhë     102

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Publikuar

-

Nga

A ka dështuar fushata e vaksinimit apo mashtron Ministria dhe Komiteti?!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ngre pikpyetje për raportimet kontradiktore të kryeministrit Edi Rama dhe komitetit për shifrat e vaksinimit.

Dasho shkruan se Ministria dhe Komiteti duhet të sqarojnë opinionin publik nëse janë duke mashtruar sërish apo fushata e vaksinimit ka dështuar.

“Në datën 9 prill, kryeministri Rama deklaroi se ishin kryer 250,676 vaksinime. Ndërkohë sot, dy ditë më pas, komiteti deklaron 256,848 vaksinime.

Ndërsa pretendohet se realizohen 10 apo 20 mijë vaksinime në ditë, tanimë rezulton se vaksinohen rreth 3 mijë persona në ditë.

Ministria dhe komiteti bëjnë mirë të sqarojnë publikun:

A janë duke mashtruar sërish siç kanë bërë gjatë gjithë pandemisë, apo fushata e vaksinimit ka dështuar?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ende e pakualifikuar nga EMA/ Vaksina ruse Sputnik V, ndan vendet evropiane

Publikuar

-

Nga

Covid-19, një vit më pas/ Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë akoma për virusin!

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Ende e pakualifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), vaksina ruse Sputnik V po ndan vendet evropiane dhe opinionin publik dhe po behet satelit i tyre.

Vaksina Pfizer shpërndahet në sasi të vogla, vaksina AstraZeneca kritikohet gjithnjë e më shumë!!

Po sikur zgjidhja për të nxjerrë Bashkimin Evropian nga kriza të ishte vaksina ruse Sputnik V?

Kjo ide po mbrohet gjithnjë e më shumë nga zyrtarë evropianë, të cilët po bëjnë thirrje që ne të “lëmë mënjanë” mosmarrëveshjet tona me Rusinë dhe të porosisim këtë vaksinë të zhvilluar nga instituti rus Gamaleia.

Një vaksinë kundër Covid-19 e cila u publikua nga gazeta britanike The Lancet në një artikull të botuar më 2 Shkurt dhe që përdoret tashmë në disa dhjetëra vende të botës.

Çështja e tërheqjes së fqinjit rus ndahet midis vendeve evropiane dhe veçanërisht dy fuqive të saj më të mëdha, Francës dhe Gjermanisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për disa javë që Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin që synon marrjen e furnizimeve të vaksinave ruse, madje duke njoftuar më 19 mars që Gjermania mund ta bëjë të vetme.

Atmosferë krejtësisht e ndryshme në Paris, ku Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian e përshkroi Sputnik V si një “mjet propagande” në 26 Mars.

Në lidhje me këtë temë, Franca mori mbështetje të fortë në personin e Komisionerit Evropian të ngarkuar me vaksinat Thierry Breton, i cili deklaroi se Bashkimi Evropian “nuk do të ketë nevojë për Sputnik V”.

Gjermanët ndahen për vaksinën ruse!

Mundësia e përdorimit të vaksinës ruse po provokon debat edhe brenda vendeve të Bashkimit. Në Gjermani, subjekti ringjall frakturat e vjetra të së kaluarës. Sipas një studimi, 60% e banorëve të ish-RDGJ janë të gatshëm të vaksinohen me vaksinën ruse, kundër vetëm 49% të gjermanëve perëndimorë të vendit. “Si fëmijë, unë vetë isha vaksinuar kundër poliomelitit me një vaksinë ruse dhe jam gati të vaksinohem në çdo kohë me Sputnik V,” tha kohët e fundit presidenti i rajonit të Saksonisë. Një linjë tjetër ndarëse, 70% e votuesve të partive të djathta dhe të majta “populiste” janë në favor të vaksinës ruse, kundër 50% të atyre nga partitë “tradicionale” (CDU dhe SPD). Të mërkurën, Bavaria njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë për të marrë 2.5 milion doza të Sputnik V.

LEXO EDHE:  Pacientët me Covid trajtohen në autoambulanca!/ Pipero tregon se çfarë pritet të ndodhë nëse përkeqësohet situata

LEXO EDHE:  Nëna 80-vjeçare mposht koronavirusin/ Pas 14 ditësh në Spitalin Infektiv kthehet në shtëpi

Gjermania nuk është i vetmi vend që vë në dyshim përdorimin e vaksinës ruse.

1.Në Itali, rajoni i Campania ka nënshkruar një kontratë furnizimi me Institutin Gamaleia ndërsa kompania Adienne Pharma thotë se është e gatshme të prodhojë vaksinën në fabrikat e saj në Lombardi.

2.Në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi se kishte filluar negociatat me Rusinë, përpara se të riformohej nga kryetari i këshillit Pedro Sanchez, i cili bëri thirrje për solidaritet kombëtar për çështjen e vaksinës.

3.Më në fund në Greqi, e djathta e mazhorancës dhe e majta e opozitës janë duke anashkaluar në parlament për këtë çështje.

Tani për tani, shumica e vendeve evropiane thonë se mbështeten në këshillat e Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila filloi një proces vlerësimi për vaksinën ruse më 4 mars.

Por, duke u përballur me vonesën e akumuluar, disa vende kanë vendosur të heqin dorë nga marrëveshja e Bashkimit Evropian. Ky është rasti me Hungarinë, Kryeministri i së cilës Viktor Orban, i njohur për pozicionet e tij të diskutueshme, ka porositur miliona doza të vaksinave ruse dhe kineze. Një strategji që duket se po paguan, pasi Hungaria është vendi më i përparuar në Bashkim për sa i përket vaksinimit, me 26% të popullsisë që marrin vaksinimin e parë.

Dhe keshtu, vaksina po futet ne vorbullen gjeopolitike!!

Vaksina eshte dalja nga kriza, vaksinimi con ne imunitet tufe pa kosto njerzore, cdo vaksine eshte me e mire se hiçi!!

LEXO TE PLOTE