Connect with Us

Në disa rroba koronavirusi, mund të mbijetojë më gjatë se sa tek disa të tjera

Blog

Në disa rroba koronavirusi, mund të mbijetojë më gjatë se sa tek disa të tjera

Publikuar

-

Ne kemi jetuar me COVID-19 për më shumë se një vit dhe përgjatë kësaj kohe kemi mësuar shumë rreth mënyrave efektive për të parandaluar përhapjen e virusit – nga mbajtja e një maske në fytyrë, tek ndikimi që mund të ketë larja e gojës, deri tek marrja e një vaksine. Tani, studimet kanë treguar se virusi mund të mbijetojë në disa lloje rrobash deri në 72 orë, dhe gjithashtu mund të transferohet në sipërfaqe të tjera përmes rrobave.

Studimi u krye nga De Montfort University (DMU) në Leicester,pasi u vendos që të bëhej një kërkim për të parë se si materiali nga i cili prodhohen uniformat e punonjësve të kujdesit shëndetësor përgjigjet ndaj virusiti. Hulumtimi zbuloi se poliestra është materiali në të cilin virusi qëndron për një kohë shumë të gjatë (duke qenë në gjendje të mbijetojë deri në tre ditë).

Në të kundërt, u vërejt se virusi mbijetonte deri në 6 orë në polikoton, dhe 24 orë në rrobat e bëra nga 100 për qind pambuk. Studiuesit pohuan se virusi ishte në gjendje të përhapej në sipërfaqe të tjera përmes këtyre tre materialeve, që do të thotë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë punonjësit e vijës së parë t`i kenë të pastra rrobat e tyre sipas standardeve të spitalit.

Dr.Katie Laird, kreu i Grupit të Kërkimit të Sëmundjeve Infektive në DMU, tha rreth këtij zbulimi se “Kur nisi pandemia për herë të parë dihej shumë pak rreth asaj se sa kohë koronavirusi mund të mbijetonte tek rrobat. Gjetjet tona tregojnë se tre prej tekstileve më të përdorura në uniformat e punonjësve të kujdesit shëndetësor paraqesin rrezik për transmetimin e virusit.”

LEXO EDHE:  Hidhet shorti/ Zgjidhen 8 gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet

“Nëse infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor marrin uniformat e tyre në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera. Pasi e kishim përcaktuar shkallën e mbijetesës së koronavirusit në secilin prej tekstileve, ne e kthyem vëmendjen tonë për të përcaktuar se cilat ishin mënyrat më efektive të larjes për pastrimin e virusit.”- tha Laird.

Cilat është këshillat e ekipit studimor? Sipas tyre larja e uniformave në temperatura të larta në një lavatriçe shtëpiake nuk e zhduk virusin.

“Kjo mënyrë nuk e eleminon rrezikun e veshjeve të ndotura, pasi ato lënë gjurmë të koronavirusit në sipërfaqe të tjera në shtëpi apo lavatriçe përpara se ato të lahen. Ky hulumtim ka përforcuar rekomandimin tim që të gjitha uniformat e kujdesit shëndetësor duhet të lahen në ambientet e spitaleve ose në një lavanderi industriale.”

Laird gjithashtu vuri në dukje se, “Këto metoda të larjes janë të sigurta dhe infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk duhet të shqetësohen për marrjen e mundshme të virusit në shtëpi.”/Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.cosmopolitan.com/uk/body/health/a35609664/coronavirus-clothes-spread-survive-how-long

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Publikuar

-

Nga

Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Fjala asasin (vrasës), vjen nga një grup persian ushtarësh të quajtur Hasasin, të cilët merreshin me vrasjet e figurave politike, ushtarake dhe fetare midis viteve 1090-1277. Modeli i tyre, është ndjekur në vijimësi deri në ditët tona. Ja cilat janë disa nga atentatet, që e ndryshuan përgjithmonë botën.

Jul Çezari, 15 mars të vitit 44 Para Erës Sonë

Çezari ishte një politikan dhe gjeneral romak, shumë popullor tek masat. Pasi u emërua udhëheqës i përjetshëm në vitin 44 Para Erës Sonë, Senati kishte frikë se mos e humbte pushtetin, ndaj thuri një plan për ta vrarë. Në komplot u përfshinë deri në 60 senatorë, edhe pse sot kujtohen vetëm disa, më kryesori Bruti.

Çezari u godit 23 herë me thikë gjatë një prite në korridorin e Senatit. Vrasja e tij solli në pushtet August Oktavianin, që e konsolidoi pushtetin dhe u bë perandori i parë i Romës. Republika Romake u kthye në një Perandori.

Vrasja e 220 azektëve nga konkuistadorët spanjollë

Në shekullin XVI-të, kurora spanjolle e ngarkoi Hernan Kortezin të krijonte një koloni pranë Indive Perëndimore. Ai synoi të pushtonte qytetërimin e madh Aztek. Kortez hartoi një plan për ta marrë kryeqytetin e Tenoktitlan nga brenda, duke përdorur mbretin Montezuma si një kukull për të kontrolluar popullsinë vendase.

Por pasi hartoi planin e tij, Kortez u largua përkohësisht duke e lënë planin në dorën e krahut të tij të djathtë, Pedro de Alvarado. Ky dhe njerëzit e tij morën pjesë në një festival fetar, ku ndodheshin shumë anëtarë të rëndësishëm të shoqërisë Azteke.

Duke parë gjithë ata njerëz me peshë në një dhomë, Alvarado pati frikë për ndonjë komplot dhe bazuar në këtë dyshim, ai u bëri thirrje forcave të tij të ndalnin kryengritjen para se ajotë fillonte. Ata ekzekutuan 200 nga njerëzit më të rëndësishëm aztekë në Tenoktitlan.

Incidenti shkaktoi një kryengritje masive ku Aztekët i dëbuan spanjollët nga qyteti.

Gjithsesi, struktura shoqërore e Aztekëve ishte goditur. Spanjollët u rikthyen dhe nisën një rrethim që përfundoi në rënien e Tenoktitlan. Ajo betejë përfaqësoi fundin e perandorisë Azteke, dhe fundin e fazës së parë të kolonizimit spanjoll. E gjithë Mezoamerika do të vihej së shpejti nën sundimin e ashpër spanjoll, duke e ndryshuar përgjithmonë kontinentin.

Vrasja e Abraham Linkoln, 15 prill 1865

Në vitin 1865, Xhon But një aktor dhe ithtar i skllavërisë, u bë pjesë e disa komploteve për të rrëmbyer presidentin dhe për t’i dhënë fund luftës. Kur komplotet dështuan dhe lufta mbaroi, But hartoi një plan, të vrarë në të njëjtën kohë presidentin, zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit.

But mësoi axhendën e presidenti dhe shkoi para tij në teatrin “Ford”. Kur mbërriti në lozhë presidenti Linkoln, ai u afrua dhe e qëlloi nga mbrapa kokës me pistoletë. But ia doli të arratisej nga teatri me kalë. Linkoln vdiq në orët e para të ditës së nesërme.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Çekia rishpall gjendjen e jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Çekia rishpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ai u zëvendësua nga zëvendëspresidenti Endrju Xhonson, një ish-senator që i qëndroi besnik Unionit pavarësisht origjinës së tij Jugore. Sidoqoftë, butësia e Xhonson ndaj Jugut gjatë Epokës së Rindërtimit, solli një amnisti gati universale për Konfederalët, çka do të thotë se udhëheqja nuk ndryshoi shumë pas luftës.

Vrasja e Kryedukës Franc Ferdinand më 28 qershor 1914

Pasi Austro-Hungaria aneksoi Bosnjë-Hercegovinën, Kryeduka austriak Franz Ferdinand udhëtoi drejt Sarajevës, për të parë stërvitjet simbolike ushtarake. Aneksimi ishte shumë i diskutueshëm, pasi grupimet nacionaliste serbe dhe boshnjake ishin në rritje, që kur Austriae kolonizoi për herë të parë Bosnjën në vitin 1878.

Për shkak të këtyre tensioneve, vizita e Ferdinandit doli të ishte një ide shumë e keqe. Pak minuta pasi i shpëtoi një atentati me bombë, ai u qëllua për vdekje nga nacionalisti serbo- boshnjak Gavrilo Princip. Atentati çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Austro-Hungaria fajësoi Serbinë për vrasjen e Ferdinandit, ndërsa fuqitë e ndryshme evropiane morën anë.

Vrasja e Martin Luter King Jr më 4 prill 1968

Martin Luter King, ishte duke qëndruar në ballkonin e një hoteli në Memfis, kur u ekzekutua me snajper. Policia arrestoi si autor të krimit Xhejms Rej, një i dënuar i arratisur, që u kap në  aeroportin Hithrou të Londrës. Ai e pranoi krimin gati 1 vit më vonë, dhe u akuzua me një dënim 99-vjeçar me burg për vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile.

Vdekja e King çoi në miratimin e shpejtë të Aktit të Strehimit të Ndershëm  (1968), për të cilin King kishte bërë fushatë deri në vdekjen e tij. Por ai akt, rriti tensionet midis amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë.

Vrasja e Jitzhak Rabin më 4 nëntor 1995

Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin ia kushtoi arritjes së paqes mandatin e tij. Para vdekjes së tij të parakohshme, ai ishte angazhuar në garantimin e vetë-qeverisjes palestineze, ndërsa i dha fund një lufte me Jordaninë që zgjati gati gjysmë shekulli. Por jo të gjithë dëshironin paqe.

Sionistët, një grup nacionalistësh izraelitë që kundërshtojnë njohjen e Palestinës si një shtet të veçantë, nuk ishin dakord me taktikat e Rabin. Për këtë arsye, kur mori pjesë në një tubim për paqen, truprojat e nxitë të vishte një jelek anti-plumb.

Por Rabin e donte aq shumë popullin izraelit sa që refuzoi ta besonte se dikush në kombin e tij do të donte ta vriste. Ky besim u tregua të ishte fatal, pasi Rabin u qëllua dy herë pas shpine nga sionisti i devotshëm Jigal Amir./ CNA.al

Marrë nga grunge.com

LEXO TE PLOTE

Blog

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

Publikuar

-

Nga

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhdueshme, disa prej tyre janë pranuar si fakte nga gjeneratat pasuese, me gjithë provat e qarta se ato janë të rreme. Ja cilat janë disa nga gjërat më të famshme, të cilat në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë.

Historia e panikut pas njoftimit në radio të një pushtimi alien

Mbrëmjen e 30 tetorit 1938, Orson Uelles transmetoi një shfaqje radiofonike, bazuar në romanin H.G.Uells “Lufta e Botëve”. Shfaqja niste me një raportim në radio, sipas së cilit Toka po pushtohej nga alienët. Në atë kohë pretendohet se mijëra dëgjues e besuan këtë gjë, duke shkaktuar kaos në rrugët e SHBA-së. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. CBS, rrjeti që e transmeton dramën, mori vetëm disa telefonata nga dëgjuesit e shqetësuar, të cilët u siguruan se gjithçka ishte në rregull.

Nina, Pinta dhe Santa Maria

Shumëkush mund të ketë lexuar se eksploratori Kristofor Kolombi mbërriti në Amerikë me
3 anije me emrat Nina, Pinta dhe Santa Maria. Në fakt Nina nuk ishte emri i anijes së vogël. Ajo quhej Santa Klara, por marinarët mund ta kenë quajtur ‘Nina’ (në spanjisht vajzë e vogël) si pseudonim. Edhe Pinta shërbeu si një nofkë e marinarëve për anijen e dytë, emri i vërtetë i të cilës nuk dihet. Edhe emri i vertetë i Santa Marias, ishte Santa Gallega.

Kopshtet e Varura të Babilonisë

Deri më sot arkeologët dhe historianët, nuk kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e Kopshteve të Varura të Babilonisë, që sipas disa burimeve u ndërtuan gjatë mbretërimit të mbretit Nabukodonosor II. Disa studiues thonë se ka gjasa që ato të kenë ekzistuar vetëm si mjet poetik ose letrar. Vitet e fundit, ka pasur hipoteza se kopshtet antike ndodhen nën shtratin e lumit Eufrat, që përgjatë shekujve është zhvendosur shumë herë. Gjithsesi, vendndodhja e saktë mbetet e papërcaktuar.

95 tezat që u varën mbi një gozhdë në derën e Katedrales së Vitenbergut

Sipas legjendës më 31 tetor 1517, kleriku gjerman Martin Luter bëri publike 95 Tezat e tij në derën e Katedrales së Vitenbergut, duke e sfiduar autoritetin e Papës dhe hierarkinë Katolike, dhe ua hapur rrugën Reformës Protestante. Vite më vonë, Luteri foli për postimin e tezave të tij më 31 tetor, por nuk përshkroi gozhdimin e tyre në derën e ndonjë kishe. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë dëshmi të kohës që ta vërtetojë këtë gjë.

 

Tryeza e rrumbullakët e mbretit Artur

Legjendat më të hershme rreth mbretit legjendar britanik Artur, nuk përmendnin një tryezë të rrumbullakët. Ky detaj u shfaq në një vepër të një poetit norman Robert Uejs. Në të ai foli për tryezën e rrumbullakët, për emrin e shpatës së Arturit, dhe mënyrën se si e fitoi mbreti atë shpatë.
Uejs e bazoi punën e tij në veprat e mëparshme të Xhefri Monmauth, që nga ana tij u bazua në traditat gojore uellsiiane. Por në të dyja këto të fundit, nuk flitej për ndonjë urdhër kalorësiak, dhe as për ndonjë tryezë të rrumbullakët.

LEXO EDHE:  Hidhet shorti/ Zgjidhen 8 gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet

LEXO EDHE:  Rriten rastet e reja me COVID-19 në Kosovë/ Për të dytën ditë radhazi shënohen 6 viktima

Grali i Shenjtë

Në fillim, Legjendat e Gralit të Shenjtë i referoheshin një pjate apo një guri në traditat e hershme gojore. Rreth fundit të shekullit XII-të të Erës Sonë, ajo u bashkua me një legjendë tjetër, atë të Kupës së Shenjtë, të përdorur nga Jezusi i Nazaretit gjatë Darkës së Fundit.
Një studiues ka argumentuar se Grali i referohet në fakt Qefinit të Torinos. Objekte të shumta janë identifikuar si Grali ose që janë lidhur me të, dhe shumë vende në Evropë dhe Lindjen e Mesme janë të lidhura. Por deri tani nuk është gjetur një Gral i vërtetë.

Kulla e Babelit

Sipas historisë biblike të Kullës së Babelit, njerëzit vendosin të ndërtojnë një kullë të lartë deri lart në qiell, prej nga mund ta shihnin dhe të përballeshin me Zotin. Zoti ua ndaloi projektin, duke i bërë njerëzit që të nisin papritmas të flasin gjuhë të ndryshme.
Duke mos qenë më në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin, ata nisën të lëvizin në drejtime të ndryshme, për të krijuar fise të ndryshme. Ka shumë teori mbi rrënojat e kësaj kulle, por shumë historianë dyshojnë se ajo nuk ka ekzistuar vërtet.

El Dorado

Miti i El Dorados fillimisht i referohej një njeriu, kryetarit të fisit Muiska në Kolumbinë e sotme. Pushtuesit spanjoll e quanin atë si El Hombre Dorado (Burri i Artë). Sipas legjendës, ai e kishte mbuluar veten me pluhur ari, para se të hynte në Liqenin Guatavita për t’u shpëlarë.
Ari shoqërohej me smerald dhe argjend, si dhe gurë të tjerë të çmuar. Më pas, El Dorado iu referua një qyteti të humbur, aq të pasur me ar, saqë me këtë metal ishin shtruar edhe rrugët. Qyteti u kërkua nga pushtuesit spanjollë dhe të tjerët. Por pavarësisht dhjetëra ekspeditave nuk ka asnjë shenjë të tij. Kjo ka bërë që shumë historianë të dyshojnë se ai nuk ka ekzistuar kurrë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.toptenz.net/more-famous-things-that-never-actually-existed.php

LEXO TE PLOTE

Blog

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

“Financial Times”

Prioriteti më madhor në betejën mjekësore kundër Covid-19, ka qenë domosdoshmërisht trajtimi i krizës së shkaktuar nga vetë virusi. Por aspekte të tjera të shëndetit të njeriut, po përballen me dëme anësore në një shkallë të madhe nga pandemia, të cilat do t’i detyrojnë qeveritë të rrisin shpenzimet shëndetësore shumë më shpejt sesa e kishin planifikuar më herët.

Një nga fushat ku është vërejtur ndikimi më i rëndë është ajo e shëndetit mendor, pasi izolimi, hidhërimi dhe përçarja shoqërore kanë shkaktuar dëmet e tyre. Kjo e fundit është në krye të gjetjes së një studimi, sipas së cilit 1 në 3 persona që kanë vuajtur nga Covid-19, janë diagnostikuar brenda 6 muajsh me një problem neurologjik ose psikiatrik.

Tjetra është trajtimi ndaj sëmundjeve kancerogjene, ku kërkimi, depistimi, diagnostikimi dhe trajtimet, janë ndërprerë që të gjitha. Në të dyja fushat po shfaqen të dhëna të forta rreth dëmit të madh që ka sjellë pandemia, dhe që nxjerrin në pah nevojën për reagim urgjent. Ndërsa vonesat në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kanë prekur kryesisht njerëzit në moshën e mesme dhe të moshuarit, të rinjtë duken veçanërisht të ndjeshëm ndaj dëmtimeve indirekte mendore nga pandemia.

Një studim i botuar muajin e kaluar nga studiuesit në Universitetit Sarrej, vlerësoi gjendjen e 259 studentëve para pandemisë, dhe sërish gjatë bllokimit të vitit të kaluar. Ata zbuluan se nivelet e depresionit klinik ishin dyfishuar, nga 15 për qind në 35 për qind. Në një shkallë shumë më të madhe, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), kryen një sondazh me 790.000 amerikanë, duke zbuluar se shëndeti mendor i njerëzve po përkeqësohet më tej gjatë pandemisë.

Përqindja e të rriturve me simptoma të ankthit apo depresionit të kohëve të fundit u rrit nga
36.4 përqind në gushtin e vitit 2020, në 41.5 për qind në shkurt të këtij viti. Rritjet ishin më të mëdha në grupmoshën 18-29 vjeç. Asnjë qeveri apo sistem shëndetësor, nuk zotëron burime të mjaftueshme për të përmirësuar mirëqenien mendore në një mënyrë thelbësore për të gjithë. Por është e qartë se prioritet duhet të kenë shërbimet për të ndihmuar fëmijët, dhe të rriturit në moshë të re.

Në planin afatgjatë, duhet një shtim i trajnimit për profesionistët në të gjithë spektrin e profesioneve të shëndetit mendor, për të siguruar më shumë terapistë, psikiatër, infermierë dhe specialistë të tjerë, në mënyrë që të plotësohet të paktën një pjesë e kërkesës në rritje për shërbimet e tyre.
Në fushën e sëmundjeve kancerogjene, dëmi i shkaktuar nga pandemia fillon me zbulimin dhe zhvillimin e diagnostikimit dhe trajtimeve të reja. Laboratorët u mbyllën për muaj me radhë gjatë bllokimeve të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:  Hidhet shorti/ Zgjidhen 8 gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankesat e partive për zgjedhjet

LEXO EDHE:  Covid në Greqi/ Pesë viktima dhe mbi 400 të infektuar në 22 orët e fundit

Ndërkohë shumica e testeve klinike u pezulluan për një fare periudhe, teksa disa shkencëtarë e lanë mënjanë onkologjinë për të punuar mbi Covid-19. Për më tepër, studimet mbi trajtimet me novatore mbi kancerin, është goditur nga një rënie e ndjeshme e financimeve. ”Cancer Research UK”, financuesi më i madh britanik i studimeve mbi onkologjinë, parashikon një rënie prej 300 milion paund në të ardhurat për 3 vitet e ardhshme, pasi pandemia e ka goditur shumë edhe aktivitetin filantropik.

Studiuesit vlerësojnë se për shkak të Covid-19, janë humbur 18 muaj progres. Qeveria britanike duhet të reagojë urgjentisht, për të kompensuar një pjesë të mungesave në donacione. Siç e thotë edhe “Lancet Oncology”, revista kryesore e fushës, në një editorial të këtij muaji, “Covid-19 ka pasur efekte shkatërruese tek pacientët në të gjithë botën, që janë prekur nga kanceret e llojeve të ndryshme, me një numër të madh diagnozash të humbura dhe trajtimeve të vonuara, për shkak të sistemeve shëndetësore nën presion, dhe hezitimit të pacientëve për të kërkuar kujdes mjekësor”.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, pati rreth 4.4 milion më pak teste diagnostikuese të kancerit vitin e kaluar, sesa në vitin 2019 dhe 44.000 më pak pacientë filluan trajtimin për sëmundjet e tyre. Ekspertët vlerësojnë se edhe një javë vonesë në trajtimin e kancerit, ul me
1 përqind shanset e një pacienti për të mbijetuar.

Në planin afatgjatë, fushat e shëndetit mendor dhe kancerit, mund të përmirësojnë efikasitetin duke nxënë mësimet që ka sjellë kjo pandemi, për shembull trajtimi i më shumë pacientëve nga distancë, qoftë edhe duke drejtuar më shumë konsulta online, apo duke përshkruar më shumë ilaçe që mund të merren në shtëpi. Por tani është i nevojshëm një veprim urgjent, për të trajtuar krizat e menjëhershme në të dyja fushat./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.ft.com/content/8ddf854a-b377-482b-904e-45840cff1de4

LEXO TE PLOTE