Connect with Us

“Me qerasi me verë”/ Hoxha: Në lokalin e Behar Sofisë shkojnë gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë

Aktualitet

“Me qerasi me verë”/ Hoxha: Në lokalin e Behar Sofisë shkojnë gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë

Publikuar

-

Artan Hoxha thirrje SPAK/ Të hetohen vetëvrasjet e pacientëve në spitalet Covid

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po fliste për vrasjen e Behar Sofisë, i njohur ndryshe edhe si Fatmir Sofia.

Hoxa tha në emisionin “Opinion” se kishte qenë disa herë në lokalin e viktimës, ndonëse nuk e dinte që ky i fundit ishte pronar i këtij lokali.

Ai rrëfen se një ditë Behar Sofia e kishte qerasur me një shishe verë, ndërsa tregon se në lokalin e këtij të fundit rrinin gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë.

Një ditë më solli kamarieri një shishe verë dhe më tha e ke nga pronari. Unë nuk e dija kush ishte pronari. Pyeta bashkëbiseduesin që kisha në tavolinë dhe kur kaloi ai më tha që ky është pronari i lokalit dhe unë direkt e njoha kush është. Unë hyja gjithmonë nga mbrapa dhe nuk e kisha parë se lokali e kishte emrin Dea. Aty rrinin gjyqtarë, prokurorë dhe deputetë. Unë e mendoja si lokal serioz”, theksoi gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira”/ Mediu: Kushtet janë sabotuar që në fillim

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur lidhur me fushatën dhe zgjedhjet e 25 prill.

Ai tha sot në “Arnautistan”, në MCN TV se këto zgjedhje nuk janë të mira.

Sipas Mediut, kushtet për zgjedhje të mira janë sabotuar që në fillim. Mediu gjithashtu tha se Rama ka ndryshuar kushtetutën për tre katër ditë dhe kjo ndodh vetëm në shtete diktatoriale.

“Rama pati një strategji për një politikë negativiste sepse nuk ka asgjë për të shitur, probleme të mëdha me BE. Ai u përpoq të thoshte që këtu është gjithçka e keqe por unë jam menaxheri më i mirë i së keqes. U përpoq të fuste edhe opozitën në këtë rrugë, por Basha i qëndroi me korrektesë marrëdhënies me qytetarët dhe jo me batutën e Ramaës. Pavarsisht kthesës që po bën Rama që nga njeriu që shan dhe përbuz, por përpiqet të bëjë qytetarët për budallej dhe në këtë pikëpamje ka ndryshuar strategji duke thënë se është njeriu i qytetarëve.

Basha ka folur në terma realist, kurse ky është si Moisiu që i printe marrëdhënies me Zotin dhe përfaqësues i tij në Shqipëri është ai. Ajnshatjni ka një shprehje “Dallimi mes gjeniut dhe budallait është se gjeniu ka limite, budallai s’ka”. Unë kam frikë se limitet po tejkalohen. Varfëria i bën njerëzit të tulaten dhe Rama këtë synon. Frika dhe varfëria e vendosin nën trysni një shoqëri dhe shumë e kanë bërë këtë duke kontrolluar përmes këtyre dy faktorëve.

Nuk mendoj se zgjedhjet janë të mira, kushtet për zgjedhje të ndershme janë sabotuar në fillim. Rama ka ndryshuar kushtetutën për tre katër ditë dhe kjo ndodh vetëm në shtete diktatoriale. As Rusia dhe as Turqia nuk e kanë ndryshuar në mënyrën se si e ndryshoi Rama, është tërësisht e papranueshme. Kodin zgjedhor u përpoq ta ndërtonte në mënyrë që të përçante opozitën”, tha Mediu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun politika është…

Publikuar

-

Nga

Pse nuk bashkëpunon me Berishën?/ Rama: Me Saliun, politika  është…

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një lider, ndonëse pretendon se është lider me karakter të mbrapshtë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Rama është pyetur se përse nuk bashkëpunon me Berishën, por kreu i qeverisë tha se politika do ishte e patejkalueshme.

Kryeministri u ndal edhe te ftesa e tij për bashkëpunim me Lulzim Bashën, për të cilën deklaroi në Vizion Plus se e shikon si një domosdoshmëri për nevojat e vendit.

“Faleminderit shumë! Me Saliun, politika është e patejkalueshme. Ndërsa me një forcë si PD, që do të dalë nga zgjedhjet në opozitë, më e pranishme në Kuvend sesa në 2017 sepse prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar, domosodoshmëria për të bashkëpunuar.

Është një domosdoshmëri që vjen nga nevoja e vendit sot, që po del nga një situatë e jashtëzakonshme. Jemi përpara një mundësie të jashtëzakonshme për të transformuar në realitet projekte të jashtëzakonshme. Kërcënimi i vetëm për këto është politika, marrëzia e politikës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “josh” socialistët: Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, do jem kryeministër i të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi në Facebook u kërkoi të gjithë socialistëve t’i besojnë atij.

Ai tha se misioni është i përbashkët, duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë” tha Basha.

Gjithashtu Basha njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

LEXO EDHE:  Rrezikonte të humbte gjymtyrën nga gangrena/ Operohet pacienti i infektuar me Covid-19

LEXO EDHE:  Kush e qëlloi ish-kryepolicin/Nga u largua autori

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE