LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“LSI po promovon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar”/ Veliaj: Kjo parti është një shpk familjare

25 Shkurt 2021, 16:04, Politikë CNA
“LSI po promovon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar”/

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në turin e tij në çdo njësi, u ndal sot në Njësinë 4, ku u takua me familje të ardhura ndër vite në këtë zonë, kryesisht nga Skrapari.

Nga aty, kryebashkiaku nuk i kurseu sulmet dhe akuzat në drejtim të partisë së Metës dhe Kryemadhit, duke u shprehur se LSI po promovon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ku përmendi Gjin Gjonin dhe Petrit Fushën.

?Kur dikush mban peng një komunitet të tërë dhe thotë se Skrapari është i kësaj partie, është fyerje e madhe sepse i trajton njerëzit si pronë. LSI-ja është një sh.p.k. familjare që nuk po promovon patriotët, por promovon më të korruptuarit, ka marrë listën e atyre që hoqi vettingu, Gjin Gjonin e Tit Fushën, dhe përfaqësohet nga këta njerëz.

Le të jesh nga Skrapari, ti nuk mund të na thuash që llumi shkon lart dhe ajka shkon poshtë, ndaj në momentin që dikush thotë jam nga Skrapari, më votoni, dhe vjen me listën e llumit, unë them se duhet të marrë një refuzim nga të gjithë qytetarët. Unë them se sot duhet të bëjmë një koalicion përtej krahinës, skraparllinj, shkodranë, tepelenas, gjirokastritë, tropojanë, kuksianë, të gjithë bashkë dhe të themi: Ne duam që gjërat të ecin përpara,? u shpreh ai.

Veliaj më tej tha se LSI hiqet si parti e majtë, por në fund votat i çon në prehrin e Saliut. ?

Nëse partia jote nuk punon, nëse partia jote ikën nga Parlamenti, nëse partia jote, siç ka bërë LSI, ikën nga Bashkia, nga këshillat bashkiakë, nëse partia jote merr vota të majta dhe ia çon Saliut në prehër  pra kandidojnë si të majtë e më pas shkojnë e bëjnë duvanë e Saliut  pse? Kjo është një parti që hiqet si e majtë dhe shkon e bën lojën e Saliut, shkon e çon vota në prehrin e Saliut dhe gënjen qytetarët me një logo të shpërfytyruar të së majtës për të sjellë Saliun në pushtet?, deklaroi Veliaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga