Kronika
Lala bën deklaratën e fortë/ Behar Sofia i përfshirë në fushatë elektorale, do hapte thesin për…

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës, i njohur ndryshe si “padrino i drogës”.
Lala tha se Sofia ishte i përfshirë në fushatë elektorale, por nuk preferoi të tregojë se cilën parti politike mbështeste.
Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se konkretisht Sofia ishte i përfshirë në fushatë në zonën e Kombinatit dhe sipas saj ishte gati të hapte thesin me para.
“Së fundmi ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit. Kjo është arsyeja pse ai rezultonte zyrtarisht i regjistruar si banor i rrugës së Qelqit. Se për cilën parti politike unë nuk mund ta them se nuk kam dokument ta them, por ju garantoj se ishte i përfshirë në fushatë dhe priste të hapte thesin për fushatën. Kam informacion dhe të dhëna nga policia që ishte i përfshirë në fushatë elektorale”, theksoi gazetarja.
Behar Sofia i ekzekutuar sot paradite, njihej si njeri i afërt me persona me lidhje të forta me Ilir Metën dhe LSI./ CNA.al