LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi me banorët e Unazës së Re/ Dyshja Rama-Veliaj nuk kanë asnjë bilanc

25 Shkurt 2021, 13:21, Politikë CNA
Këlliçi me banorët e Unazës së Re/ Dyshja Rama-Veliaj

Me banorë të Unazës së Re në krah, Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD, iu drejtua qytetarëve me një mesazh politik.

Këlliçi solli në vëmendje mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave për rreth 50 mijë banorët e kësaj zone.

“Këtu nuk ka një qendër shendëtësore”, u shpreh ai, duke i dhënë zë shqetësimit të banorëve për mungesën e infrastrukturës qytetëse. Sipas Këlliçit, qendra e vogël shëndetësore, e denjë për një fshat dhe jo për 50 mijë banorë, u zhvendos mbi 1 kilometër larg zonës, aty ku nuk i shërben kërkujt.

Për Belind Këlliçin, kjo është një goditje e orkestruar nga Rama dhe Veliaj, si kundërpërgjigje ndaj protestave të banorëve për projektin e Unazës së Re.

“Dyshja Rama-Veliaj e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro. Ata nuk kanë asnjë bilanc”, tha ai, duke kërkuar largimin e tyre më 25 prill./CNA.al

Lajmet e fundit nga